Anonim të lutem

Iu dhashë njeriut të gabuar në adoleshencë dhe e vuaj çdo ditë

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2019

Iu dhashë njeriut të gabuar në adoleshencë dhe e vuaj

"Nuk mendoja se do ta shkruaja ndonjëherë historinë time, por kurrë mos thuaj kurrë i thonë këtij muhabeti.

Historia ime fillon në moshën 16 vjeçare, para tetë vitesh, kur unë u njoh amenjë djalë dhe asokohe mendoja se ishte i duhuri. Iu dhashë pa e menduar dy herë, por nuk doli si e ëndërroja unë. Mbi të gjitha, ai ishte nëntë vite më i madh se unë dhe këtë punë bënte; gjuante vajza para gjimnazit si barbon që ishte. Unë e kuptova vonë. U gënjeva nga pamja, makina. Absolutisht ia vë fajin moshës dhe ndodhi ajo që pritej: Më mori gjënë më të shtrenjtë që ka një vajzë dhe iku si pa të keq. Nuk mendoi fare për mua dhe nuk mendoi fare sa e vogël dhe e pambrojtur isha, thjesht bëri atë që dinte të bënte më mirë: Të mashtronte vajzat e vogla.

Problemi qëndron se pasi iku, unë, sot e kësaj dite, nuk mund t’i jepem kujt tjetër.kam pasur dy, tre lidhje gjatë këtyre tetë viteve, por nuk zgjatën. Kur vjen puna për të kryer marrëdhënie, thjesht nuk mundem. Më kap një gjendje ankthi, pavarësisht se mund të kem pasur ndjenja për partnerin dhe kam ikur me vetëdije të plotë deri në atë pikë. S’mundem. Nuk e di pse më ndodh kështu.

Kur arrij të njoh ndonjë djalë për lidhje dhe i them që kam tetë vjet pa kryer marrëdhënie, s’më besojnë. Thonë s’ka mundësi dhe s’di si t’ua mbush mendjen që është e vërtetë. pastaj mendoj, si tetë, si pesë, si një vit, njësoj nuk jam e virgjër. Jam nënjë moshë që s’më mbushet mendja as për të njohur djem se mendoj se ngaqë s’jam e virgjër, s’do të më marrë njeri përsipër, pavarësisht arritjeve të mia. Kam mbaruar shkollën, jam në një punë shumë të mirë, jam e rrethuar nga njerëz të shkolluar dhe kur bie muhabeti, thonë që nusen e duan të paprekur. Më është bërë si kompleks, pavarësisht se historinë time e dinë shumë pak veta. Përbrenda e vuaj shumë që nuk jam e virgjër. Mendoj se e humba kot, por koha nuk kthehet pas dhe nuk do të më vinte keq nëse do ia jepja dikujt që ia vlen dhe jo atij.

Dua ta mbyll me “as sikur të isha djalë,” një shprehje që e them më shpesh se ç’duhet."

Dërguar në redaksinë e Anabel në gusht të 2014-s.

MOS I HUMBISNI