Relationships

Pse qan pas seksit?

Pse qan pas seksit?

Seksi me partnerin supozohet t'ju bëjë të ndjeni shumë gjëra që përfshijnë: pasionin, qetësinë, ngrohtësinë, afrimitetin dhe ndjesi të tjera...pozitive.

Ndonjëherë, kur akti sapo ka mbaruar e gjeni veten mes lotësh dhe emocionesh negative. Pse?

Formalisht, kjo gjendje e quajtur "post-coital dysphoria" ose (trishtimi post-coital, PCD) i shkakton njerëzve trishtim, nervozizëm apo anth kur supozohet të jesh në gjendjen optimale të humorit.

Ekspertët kanë ngritur disa hipoteza rreth atyre që i quajnë "lotët e shtratit", por asnjë prej tyre nuk tregon se problemi je ti.

E vërteta është se në fund të ditës jeta jote seksuale është e jotja dhe sigurisht që mund të qash, por disa njerëz do të donin të përqafoheshin në vend të kësaj, prandaj mësojeni njëherë e mirë ç'duhet të dini për të qarën pas seksit.

Para së gjithash, duhet të dini se ky fenomen i ndodh si grave ashtu dhe burrave pavarësisht se këta të fundit i përjetojnë ndryshe simptomat e PCD-së (duke qenë se burrat e lidhin seksin me fuqinë mashkullore dhe vitalitetin).

Ekspertët thonë se përgjithësisht njerëzit e përshkruajnë këtë ndjesi si "humbje në vetvete" dhe si "eksperiencë të turpshme", që do të thotë se ndiheshin si jashtë trupit të tyre.

Jo gjithmonë këto ndjenja shoqërohen me lot, madje ndonjëherë mund ta gjeni veten duke qarë edhe pa pasur të tilla ndjesi.

E qara pas seksit nuk tregon se ty nuk të shijoi gjithë çfarë ndodhi, apo që seksi ishte i keq. Thjesht tregon që ti, ashtu si shumë njerëz të tjerë je e prekur nga fenomeni (që për ekspertët është ende mister) që shkon në të kundërt me atë çfarë historiskisht është besuar për eksperiencën e bukur të seksit.

Prandaj, asgjë për t'u shqetësuar.

REELS

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Why cry after sex?

Pse qan pas seksit?

Sex with a partner is supposed to make you feel many things that include, passion, calm, warmth, closeness and other ... positive feelings.

Sometimes, when the act is just over, you find yourself in tears and negative emotions. Why?

Formally, this condition called "post-coital dysphoria" or (post-coital sadness, PCD) causes people sadness, nervousness, or anth when it is assumed to be in the optimal mood.

Experts have put forward some hypotheses about what they call "bed tears", but none of them indicate that you are the problem.

The truth is that at the end of the day your sex life is yours and of course I can cry, but some people would love to cuddle instead, so learn once and for all what you need to know about crying after sex.

First of all, you should know that this phenomenon happens to both women and men despite the latter experiencing PCD symptoms differently (since men associate sex with masculine power and vitality).

Experts say people generally describe the sensation as "a loss in itself" and "an embarrassing experience", meaning they felt out of their body.

These feelings are not always accompanied by tears, and sometimes you may find yourself crying even without such feelings.

Crying after sex does not indicate that you did not enjoy all that happened, or that sex was bad. It just shows that you, like many other people, are affected by the phenomenon (which is still a mystery to experts), which goes against what has historically been believed to be a beautiful sex experience.

Therefore, nothing to worry about.