KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2019: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2019

Një nga kënaqësitë e jetës është të kesh një shtëpi mjaftueshëm të madhe, në një lagje të sigurt, afër punës dhe pranë gjithë shërbimeve të nevojshme. Nëse kjo hapësira ka një strukturë të bukur, rrihet nga dielli, është e pastër dhe me kushte të mirë dhe mbi të gjitha ka një pamje të lezetshme, edhe më mirë.

Epo, të gjitha këto dëshira mund t'ju bëhen realitet me një çmim që ju e përballoni nëse shihni pas datës 2 dhjetor. Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë do të jetë në sektorin e shtëpisë suaj për herë të parë pas 1 dekade dhe do të qëndrojë aty për plot 12 muaj, deri në 2020.

Mos i ulni pretendimet për asgjë më pak se sa shtëpia që po ëndërroni. Keni pritur më shumë se një dekadë për këtë avantazh dhe s'mund të hiqni dorë tani. Wshtë e vërtet që si Peshore që jeni, ju ecën gjithçka që ka të bëjë me pronat, krahasuar me shenjat e tjera. Gjithashtu planetet janë në anën tuaj.

Javën e tretë të dhjetorit do të mbërrijnë në sektorin tuaj të shtëpisë Jupiteri, Afërdita, Saturni, Plutoni dhe Dielli. Keni gjithë avantazhet për t'i bërë gjërat siç ju doni t'i bëni.

Nëse do të zgjidhni të qëndroni në hapësirën që keni, ndoshta është koha për disa riparime, ose pajisje të reja shtëpiake. 

Në 27 dhjetor, Jupteri do të jetë në linjë të drejtë me Diellin duke e shndërruar këtë datë në ditën më me fat. Prisni mundësi të reja t'ju trokasin, por duhet të jeni gati dhe të vendosur për të vepruar në kohë.

Këtë muaj do të shpenzoni shumë jo për shkak të festave, por sepse Marsi po zhvendoset drejt shtëpisë së dytë, të të ardhurave dhe kursimeve. Gjithsesi, shumica e shpenzimeve do të shkojë për shtëpinë dhe familjen tuaj dhe kënaqësia që do të merrni do të jetë e madhe. 

Ndryshimet në stilin e jetesës shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme parash, kështu që nëse po mendoni të merrni ndonjë kredi apo borxh të vogël, bëjeni sepse do t'ju aprovohet menjëherë. Lajme të mira do të vijnë të dielën e 15 dhjetorit.

Afërdita në Ujor do të kujdeset specifikisht për ju nga 19 dhjetori deri në 13 janar duke ju siguruar sezon të ngrohtë pushimesh!

Në 2 dhjetor, do të merrni lajme shumë të mira! Jupiteri, planeti i fatit të mirë dhe dhuratave do të zhvendoset drejt Bricjapit për herë të parë që nga 2008-ta për të qëndruar për plot  1 vit. Kjo përkthehet në lajme të mira pune dhe projekte të reja. Ndoshta do të publikoni një libër, po shkruani një skenar apo diçka tjetër që lidhet me median. Siç mund ta shihni, kur vjen puna tek komunikimi, sa më mirë t'i përdorni aftësitë tuaja aq më të suksesshëm do të jeni.

Nëse keni nevojë për një makinë të re, ky muaj ose janari është perfekt për këtë blerje. Mund ta gjeni me çmim të leverdisshëm.

Përsa i përket pjesëtarëve të familjes suaj, motra ose vëllai do të jetë prezent në përditshmërinë tuaj më shumë se zakonisht këtë muaj. Ndoshta punoni bashkë për një projekt të ri, ose motra po ju ndihmon për rritjen e bebit tuaj (nëse keni). Udhëtimet nuk do të mungojnë. Ndonëse nuk do të jenë të largëta, do t'i shijoni.

Nëse punoni në sektorin e shitjeve, klientët më të mirë ndodhen jashtë qytetit tuaj. Takimet e ardhshme do të jenë shumë efektive, por qëndroni në kontakt.

Eklipsi i 26 dhjetorit është i rrallë, kështu që prisni lajme emocionuese. Dita me fat është 27 dhjetori dhe ju do ta shfrytëzoni për t'u promovuar në detyrë. Do ta gjeni veten duke u promovuar, një detyrë e re me më shumë përgjegjësi ju pret. A mund ta mbyllnit më mirë se kaq vitin?

Do të jeni shumë po shumë të zënë, por sidoqoftë do të gjeni kohë për romancë. Ky muaj është perfekt për takime të reja dhe do të keni mundësinë të njihni një njeri që do të qëndrojë për një kohë të gjatë në jetën tuaj.

Ditët në të cilat do të bëni më shumë qejf janë 3 dhe 13 dhjetori. Shijojini!

 

 

 

MOS I HUMBISNI