KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2019

Për dy vite me radhë, që kur Saturni hyri në shtëpinë tuaj të të ardhurave në dhjetor të 2017-ës, ju keni mësuar të bëni më shumë duke patur më pak. Duke qenë se jeni shenjë bujare, s'jeni fare kursimtarë. Në fakt, gjithçka doni është të shpenzoni për të shijuar jetën dhe janë pikërisht këto tipare që ju bëjnë të adhurueshëm. Sidoqoftë, jeta ka plane për ju.

Më 2 dhjetor Jupiteri do të vendoset tek shenja e Bricjapit dhe do t'ju sjellë lajme të mira përsa i përket financave.

Ky, është vetëm fillimi pasi gjatë këtij muaji do të shihni se si të ardhurat tuaja do të rritën falë punës së palodhur që keni bërë në të shkuarën. Sa më shumë të keni punuar, aq më i mirë do të jetë shpërblimi sot.

Ka tre data të rëndësishme nga të cilat mund të përfitoni këtë muaj: i pari është 15 dhjetori, kur Urani, planeti i surprizave do të jetë në harmoni perfekte me Jupiterin. Mund të merrni në dorë një projekt të ri ose do të takoni një klient shumë interesant. Përpiquni të mos largoheni këtë periudhë sepse mund të duheni në çdo moment në punë.

Një tjetër datë e rëndësishme është 25 ose 26 dhjetori. Eklipsi diellor do t'ju ndihmojë gjithashtu të gjeneroni të ardhura që nuk i keni parë prej vitesh. E ardhmja juaj mund të ndryshojë, kështu që bëjini sytë katër. Data 27 dhjetor është dita më me fat që do të shpërndajë dritë dhe mundësi të reja në rrugën tuaj.

Hëna e plotë e 11 dhjetorit është në shtëpinë tuaj të 7-të, atë të martesës. Nëse martoheni këtë muaj, do t'ju duhet të gjeni mënyra për t'u kujdesur pak me financat. Nëse jeni i/e martuar do ta gjeni veten duke punuar në çift për një projekt a objekt që doni të arrini. E rëndësishme në këtë proces është që të merreni vesh me njëri tjetrin kështu që shmangni çdo keqkuptim.

Me pak fjalë, ndryshimet e gjithë këtij muaji janë më shumë se interesante për ju!

Ky është muaji për të cilin keni pritur gjatë. Gjatë gjithë kësaj kohe jeni përballur me sfida që truri juaj i qetë i kaloi me kuroja dhe vendosmëri. Jeni shpirt praktik dhe nëse diçka s'mund të ndryshohet do të gjeni një mënyrë për t'u përballur me të.

Gjatë kësaj kohe iu është dashur të maturoheni me një shpejtësi të habitshme. Miqtë dhe familjarët tuaj e adhurojnë pjekurinë që keni dhe ju shohin me admirim në gjithë çfarë bëni.

Nëse jeni Bricjap i lindur në dhjetor, viti më i vështirë për ju ishte 2018-ta, nëse keni lindur në janar ky ishte viti sfidues. Çfarë duhet të dini tani është se pavarësisht muajit kur keni lindur, veprimet që po merrni për të stabilizuar të ardhmen po formojnë shtyllat e të ardhmes. Në 2020-ën, Saturni do të zhvendoset përkohësisht tek Ujori, nga kështu që do të mund të merrni frymë lirisht gjatë pjesës më të madhe të vitit.

Gjithë puna që keni bërë në dy vitet e shkuara do t'ju shpërblehet tani, kështu që bëhuni gati për dhuratat që Jupiteri po ruan për ju. Vitin që vjen, do të jeni shenja më e favorizuar përsa i përket mundësive dhe fatit të mirë, në të gjitha fushat e jetës. Do ta ndjeni ndryshimin dhe do të shijoni kapitullin e ri që nisni tani. Do të keni një vit të mbushur plot me mundësi karriere, udhëtime, shëndet të mirë dhe një njeri special. Eshtë koha për të takuar dikë me të cilin do të bini në dashuri. Gjetja e dashurisë së vërtet është një nga arritjet më të mëdha që do të shijoni në 2020-ën.

Nëse nisni një lidhje romantike në 2020-ën ka gjasa që ky njeri të qëndrojë gjatë në jetën tuaj. Nëse jeni vetëm është e rëndësishme të dilni në muajt në vazhdim.

Një javë tjetër shumë me rëndësi dhe një fundjavë e lumtur do të jetë ajo e 14-15 dhjetorit. Këto ditë, krejt papritur mund të njihni dikë që do t'ju tërheqë më shumë nga ç'e prisnit.  Mos ngurroni të pranoni ftesat që ju vijnë. 25/26 dhjetori janë ditët më të mëdha të muajit! Eklipsi diellor do të shërbejë si hapja zyrtare e një viti të artë, duke ju sjellë mundësi që s'i kishit përjetuar prej një dekade.

Nëse e keni gjetur dashurinë e jetës, Urani planeti i surprizave mund t'ju sjellë lajme të tjera të mira që përkthehen në një shtatzëni të mundhsme ose lindje. Dita me fat e muajit është 27 dhjetorit kështu që shfrytëzojeni në mënyrën më të veçantë. Përdoreni këtë datë për të lançuar një produkt të ri, një projekt ose dil në një takim të parë, firmos një kontrat ose fillo një punë të re. 

Bricjap i dashur ky muaj dhe fund viti po ju përkedhel shumë, pasi keni shumë gjëra të bukura përpara.  Gjithë ëndrrat dhe dëshirat tuaja, bëhen realitet në 2020-ën.

MOS I HUMBISNI