KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Mjekët paralajmërojnë qytetarët: 'Mos neglizhoni simptomat e gripit!'

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2020

Foto ilustruese

Pas tre personave që humbën jetën, (njëri prej tyre polici 27-vjeçar, si pasojë e meningjitit) alarmi për një epidemi të mundshme në vend, përhapi panik tek qytetarët. 

Ndonëse shefja e Epidemiologjisë në ISHP-ja, Silva Bino tha për mediat se nuk ka vend për panik, mjekët paralajmërojnë qytetarët të mos anashkalojnë as shenjat e gjendjes gripale. 

Meningokoksemia është një sëmundje që transmetohet me shpejtësi nga një person i infektuar tek një i shëndetshëm dhe nëse nuk kapet në kohë mund të çojë deri në humbje jete. Përveç të tjerave, higjena maksimale është këshilla kryesore e mjekëve për të parandaluar virusin e rëndë.

Temperatura e lartë, dhimbjet e forta të kokës dhe muskujve nuk duhen neglizhuar, pavarësisht se mund të jenë edhe simptoma të një gripi sezonal.

“Pas çdo rasti infeksioni mund të fshihet një infeksion tjetër. Nëse ka temperaturë të lartë, dhimbje të forta koke, nëse ndjehet shumë i këputur,. Të mos presë dy tre ditë në shtëpi para se të shfaqet në spital."-shprehen mjekët për ABC Neës, duke shtuar se  meningokoksemia ka shenja të ngjashme me gripin.

Semundja tregojnë mjekët përhapet me shpejtësi nga një person i infektuar tek një person i shëndetshëm përmes ajrit, spërklave dhe prekjes.

Ndër të tjera, mjekët sugjeruan që pacientët t'i drejtohen klinikave të lagjes fillimisht dhe jo spitaleve sepse prej fluksit të madh atje, rritet mundësia për të marrë infeksione të tjera.

Burimi: ABC News

 

MOS I HUMBISNI