Showbiz

Ky program i duhet shqiptarëve, por ka vetëm një problem!

Ky program i duhet shqiptarëve, por ka vetëm një problem!

Jetojmë në epokën e Instagram-it, Tik-Tok dhe YouTube-it, por sidoqoftë, s'harrojmë t'i kthejmë sytë nga ekrani i televizorit. Në një moment kur televizioni është "i bombarduar" nga programe që në qendër kanë një personazh të njohur dhe historitë e tyre të zbukuruara, shqiptarëve i duhej "Shqipëria Live".

Ky program i duhet shqiptarëve, por ka vetëm një problem!

Që prej 6 janarit programi "Shqipëria Live" me autore Olsa Muhametin transmetohet në Top Channel për rreth 2 orë e gjysmë nën prezantimin e Erjona Rusit dhe Flori Gjinit dhe i dedikohet plotësisht njerëzve të thjeshtë! Bëhet zë i historive që edhe pse trondisin opinionin publik, i lexojmë vetëm në lajme portalesh. 

Mjafton të përmendim këtu tragjedinë e pak javëve më parë në Australi, ku babai shqiptar vrau vajzën dhe dhëndrin. Gjatë një lidhjeje direkte, "Shqipëria Live" foli me babain e djalit të vrarë dhe gjithashtu me një prej shokëve më të vjetër të autorit.

Ky program, përveçse e trajton në prani të psikologëve apo analistëve, krijon mundësinë që njerëzit më afër viktimës apo autorit të japin versionin e tyre.

Ky program i duhet shqiptarëve, por ka vetëm një problem!

Kështu, publiku merr tablonë e plotë të ngjarjes dhe jo atë ç'ka u serviret nëpër portale dhe nga ana tjetër, ata që preken drejtëpërdrejt nga ngjarja, mund të flasin!

I ftuari i fundit përshembull, ishte i ati i Hermes Nikajt, historia e të cilit është bërë kryefjalë portalesh, por sipas tij, Hermesi është vetëm viktimë e gjithë kësaj meseleje.

Ndonëse është një program që i duhet shqiptarëve dhe vjen në shërbim të tyre, pasi na bën më të ndjeshëm, më të ndërgjegjshëm dhe më të zhdërvjellët ndaj asaj që ndodh rreth nesh, ka një problem.  "Shqipëria Live" transmetohet çdo ditë nga ora 12:30-03:00, orë jo dhe aq e përshtatshme për audiencën pasi shumica e njerëzve rreth kësaj ore janë ende në punë. Si pasojë, programi nuk merr vëmendjen që meriton dhe as shqiptarët s'njihen dhe s'përfshihen në të. 

Ky program i duhet shqiptarëve, por ka vetëm një problem!

Sidoqoftë nëse qëllimi i "Shqipëria Live" është për t'u shpërndarë në YouTube, deri më tani është në rrugën e duhur. Klikimet e historive janë të larta pasi njerëzve gjithnjë do t'i interesojë aktualiteti, por një orar tjetër do të ishte shumë më i mirë.

Gjithashtu vlen për t'u përmendur kimia që moderatorët kanë me njëri tjetrin. Për 2 orë e gjysmë, ndjen se po sheh një realitet pa filtra.

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

This program needs Albanians, but there is only one problem!

Ky program i duhet shqiptarëve, por ka vetëm një problem!

We live in the era of Instagram, Tik Tok and YouTube, but nevertheless we do not look back at the TV screen. At a time when television was "bombarded" by programs that center on a well-known character and their fancy stories, Albanians needed "Albania Live".

Since January 6th it has been airing on Top Channel for about 2 and a half hours under the presentation of Erjona Rusi and Flori Gin and is completely dedicated to the common people! It is the voice of stories that, though shaking public opinion, we read only in news portals.

Suffice it to mention here the tragedy of a few weeks ago in Australia, where the Albanian father killed his daughter and son-in-law. During a live chat, "Albania Live" spoke to the father of the murdered boy and also to one of the author's oldest friends.

This program, besides treating it in the presence of psychologists or analysts, creates the opportunity for people closer to the victim or the author to give their version.

Thus, the public gets the full picture of the event and not what is served on the portals and in turn, those directly affected by the event can speak!

The last guest, for example, was the father of Hermes Nikaj, whose story has become the subject of portals, but according to him, Hermes is only the victim of this whole affair.

Although it is a program that Albanians need and come to serve, as it makes us more sensitive, aware and more agile about what happens around us, there is a problem. "Albania Live" airs daily from 12: 30-03: 00, not so convenient for the audience as most people around the clock are still at work. As a consequence, the program does not receive the attention it deserves and neither Albanians are recognized or included in it.

However, if the purpose of "Albania Live" is to be shared on YouTube, it is still on track. Clicks on stories are high as people will always be interested in the actuality, but a different schedule would be much better.

Also worth noting is the chemistry the moderators have with each other. For two and a half hours, she feels she is seeing a reality without filters.