KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Celebrity Style

Rihanna dhe vetëm Rihanna mund të vishet kështu në aeroport

Shkruar nga Anabel

19 Janar 2020

Rihanna dhe vetëm Rihanna mund të vishet kështu në aeroport

Rihanna, mjeshtrja e kombinimit të rehatisë dhe bukurisë. Punë e vështirë. Shumë pak ia kanë marrë dorën, në të kundërt nuk do thuhej që bukuria është dhimbje.

Këngëtarja zbriti në aeroportin e JFK në New York të premten dhe ra në sy së pari se është Rihanna dhe së dyti, për çfarë kishte veshur.

Siç bën shpeshherë kur udhëton, Rihanna kishte veshur një kostum sportiv nga Vetements kombinuar me një xhaketë të ngrohtë nga Mastermind. Varësja është nga Rafaello & Co, ndërsa takat me gurë nga Bottega Veneta. Vetëm këpucët kushtojnë 1620 dollarë. Taka me gurë dhe kostum sportiv. Ndoshta duhet ta provojmë (vetëm) në shtëpi.

Rihanna dhe vetëm Rihanna mund të vishet kështu në aeroport

Rih kishte një valixhe nga Off-White dhe dy çanta të mëdha me vete: Dior canvas tote dhe Celine Leather shopper.

Rihanna dhe vetëm Rihanna mund të vishet kështu në aeroport

Këshillë e vyer: Kur të mos dini çfarë të vishni, kërkoni në google njerëz të famshëm nëpër aeroporte. Gjasat janë që do të gjeni një veshje interesante dhe të rehatshme. Na falenderoni ditë tjetër.

MOS I HUMBISNI