Anabelizim

Më thuaj ç’foto mban wallpaper, të të them ç’lloj njeriu je

Më thuaj ç’foto mban wallpaper, të të them

Në jetë, njeriu lexon letra, filxhan, dorë dhe ç’mban në sfond në celular. Logjikisht, imazhi që zgjedh të shohësh sa herë hap celularin – rreth 1,500 herë në javë – tregon diçka për ty. Gjej veten më poshtë dhe nëse s’të pëlqen shpjegimi, ndërro wallpaper-in. Jeta është shumë e thjeshtë.

Selfie

Pak narcisiste, pak pa imagjinatë. Lind pyetja: pse ndjen nevojën ta shohësh veten vazhdimisht, minutë pas minutë? Sa herë që e bëj këtë pyetje, më përgjigjen me ‘po kë të vë?’ I qëndroj asaj që thashë, është zgjedhje pa imagjinatë dhe pa kuptim. Kërkoj ndihmën e dikujt të ma shpjegojë.

Foto rastësore

Shpeshherë, mbajnë foton me të cilën erdhi celulari. Raste të tjera, pika shiu në sfond gri ose një lule fotografuar nga afër. Këta njerëz janë ose shumë të zënë me punë ose në moshë dhe nuk dinë ta ndryshojnë.

Foto të familjes ose fëmijëve

Zgjedhje e këndshme. Ndoshta kur sheh njerëzit që do më shumë në botë aq shpesh të ndreqet dita disi. Ndoshta kujtohesh ç’ka rëndësi në jetë. Ndoshta kujtohesh që ke lënë enët pa larë dhe të pret një qortim i furishëm kur të kthehesh në shtëpi.

Foto e të dashurit/ës

Ah, dashuria e re! Jeni te dy gishtët e parë të mjaltit dhe takoheni rrallë e me mall. Me siguri putheni si ky çifti këtu dhe flisni vetëm për të në tavolinë me të tjerë. Shumë shpejt, do të vini re që ai/ajo s’ju ka ju në wallpaper dhe do të ziheni me mëri.

Kafshë shtëpiake

Ti je beqar dhe macja apo qeni (apo kanarina/breshka/iriqi) të japin dashurinë që të mungon. E rekomandoj me gjithë zemër. Kur sheh leshatorin që ke lënë në shtëpi ndihesh më mirë. Fundja sapo pe diçka të bukur që të do pa kushte.

Natyrë e qetë

Zgjedhja më e mirë, në mendimin tim. Një liqen i qetë apo një mal me borë si wallpaper tregon absolutisht asgjë për ty. Ruaje misterin. Bëji të kërkojnë më shumë. Shtoji kuriozitetin.

Një citat

Studimet thonë se në 100% të rasteve, citatet frymëzuese nuk e bëjnë punën e tyre. Nëse lexon qindra herë në ditë “Focus on your goals” (fokusohu te qëllimet e tua) apo “Work hard, play hard” (puno shumë, argëtohu shumë), ta garantoj që s’do të ndryshojë asgjë në sjelljen tënde. Ose do i bësh ç’ke ndërmend, ose s’do i bësh. Një citat në telefon s’të bën njeri tjetër.

Foto e diçkaje që të pëlqen

Këtu flas për këngëtare, seriale, filma, libra, gjëra të kësaj natyre dhe jam vetë fajtore e para. Mendoj se të gjithë në këtë kategori jemi pak të vetmuar dhe vëmë wallpaper gjëra që na pëlejnë me shpresën se dikush tjetër do ta vërë re dhe do të hyjë në muhabet me ne. Strategji e zgjuar. S’funksionon kurrë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Tell me what the wallpaper holds, to tell you what kind of man you are

Më thuaj ç’foto mban wallpaper, të të them

In life, one reads letters, cups, hands and whats in the background on a cellphone. Logically, the image you choose to see every time you open your cellphone - about 1,500 times a week - tells you something. Find yourself below and if you don't like the explanation, change the wallpaper. Life is very simple.

Selfie

A little narcissistic, a little unimaginative. The question arises: why do you feel the need to see yourself constantly, minute by minute? Whenever I ask this question, they answer me with 'what do you put?' I stand by what I said, it's a choice without imagination and no sense. I ask for someone's help to explain.

Casual photo

Often, they carry the photo that came with the cellphone. Other cases, raindrops on a gray background or a flower photographed closely. These people are either very busy at work or of age and do not know how to change.

Photos of family or children

Nice choice. Maybe when you see the people you love most in the world so often your day is somehow corrected. Maybe you remember what matters in life. You may remember that you left the dishes unwashed and a frantic reprimand awaits you when you return home.

Photo of boyfriend

Ah, new love! You are on the first two fingers of honey and rarely meet with a commodity. You probably kiss a couple like this here and just talk about it at the table with others. Very soon, you will notice that he / she does not have you in the wallpaper and you will get frustrated.

Pets

You are single and your cat or dog (or canary / turtle / hedgehog) give the missing love. I wholeheartedly recommend it. When you look at the hairdresser you have left at home you feel better. You just saw something beautiful that you love unconditionally.

Peaceful nature

The best choice, in my opinion. A calm lake or a snowy mountain as wallpaper tells absolutely nothing about you. Save the mystery. Make them ask for more. Add curiosity.

A quote

Studies say that in 100% of the cases, inspirational quotes do not do their job. Whether you read "Focus on your goals" hundreds of times a day or "Work hard, play hard", I guarantee that nothing will change your behavior. Either you will do what you intend to do, or you will not. A quote on the phone does no one else.

Picture of something you like

Here I am talking about singers, serials, movies, books, things of this nature and I myself am guilty first. I think we are all a bit lonely in this category and put wallpaper stuff on us in the hope that someone else will notice and chat with us. Smart strategy. It never works.