Rubrika e Carpool Karaoke në “The Late Late Show” të James Corden duket se ka një marifet brilant, i cili ka shokuar jo pak fansat e zjarrtë të programit.
Në Carpool Karaoke, James shëtit me makinë rrugëve të Los Angeles së bashku me një të ftuar këngëtar/e me të cilin/ën këndon hitet ndër vite.
Së fundmi, në Twitter, u postua një video që tregon se në të vërtetë, James nuk e nget makinën, por tërhiqet nga dikush tjetër, të cilin kamera sigurohet që të mos e kapë.
Saw James corden and Justin Bieber filming carpool karaoke and this is why I have trust issues — he isn't even driving! pic.twitter.com/bkP9moGJmu
— Zoli (@zolihonig) January 23, 2020
Ndjekësit e zjarrtë shprehen se ndihen të mërzitur nga James Corden, ndërkohë që të tjerë theksojnë se u vjen mirë për marifetin, pasi siguria në timon është primare.
Një zëdhënës i “The Late Late Show” tha për Page Six: “James gjithmonë e drejton vetë makinën në Carpool Karaoke. Megjithatë, ka raste kur përdoret marifeti që keni në foto për çështje sigurie.”
Burimi: The Independent