Anonim të lutem

Këta 10 shqiptarë patën një Shën Valentin të tmerrshëm

Shkruar nga Anabel

9 Shkurt 2020

Këta 10 shqiptarë patën një Shën Valentin të

Mbërritur te @anabel_media për “Situata më e sikletshme që më ka ndodhur për Shën Valentin...”.

Këta 10 shqiptarë patën një Shën Valentin të

1. Isha tapë dhe jam ulur në mes të rrugës duke qarë dhe duke kërkuar mamin.

2. Të dashurit i digjeshin këmbët nga qirinjtë, aq shumë kishte vendosur në tokë.

3. Të kesh ditëlindjen për Shën Valentin është gjithmonë e sikletshme.

4. M’u prish makina atë ditë dhe ishte e diel, kështu që e rregullova vetë, por u bëra zi në vaj.

5. Më tha që kishte një surprizë dhe më dha lekë.

6. M’u anullua viza për në Gjermani.

7. Më ra të fikët.

8. S’kisha ngrënë shumë mirë gjatë ditës, dhe fillova villja pasi piva verë.

9. Më tha paradite që “nuk e feston se është festë katunarësh”, pasdite e pashë me dikë tjetër në lokal.

10. Gatova një super darkë për të. Lashë ëmbëlsirën në furrë dhe më zuri gjumi. Shtëpia tym. Hëngrëm jashtë se nuk rrihej brenda nga aroma e keqe.

Artikuj të rekomanduar:

MOS I HUMBISNI