KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Bota

Eksperti paralajmëron: Koronavirusi mund të prekë 60% të botës

Shkruar nga Anabel

11 Shkurt 2020

Eksperti paralajmëron: Koronavirusi mund të prekë 60% të

Sipas epidemiologut më të mirë të shëndetit publik në Hong Kong, epidemia e koronavirusit mund të prekë dy të tretat e popullsisë së botës nëse nuk mbahet nën kontroll.

Ai u prononcua pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), tha se pacientët e rinj me koronavirus që s’kanë qenë kurrë në Kinë janë thjesht maja e ajsbergut. Profesor Gabriel Leung, kreu i Mjekësisë së Shëndetit Publik në Hong Kong University, tha se është me rëndësi zbulimi i madhësisë dhe formës së këtij ajsbergu. Shumica e ekspertëve thonë se çdo person i infektuar ua transmeton virusin 2.5 njerëzve të tjerë. Kjo përkthehet në infektim të 60-80% të popullsisë

“60% e popullsisë së botës është një numër jashtëzakonisht i madh,” tha Leung për The Guardian, rrugës për një takim në zyrat e OBSH në Gjenevë.

Edhe nëse norma e vdekshmërisë është vetëm 1%, që Leung mendon se është e mundur, numri i të vdekurve do të kapte vlera të frikshme.

Në mbledhjen e ekspertëve të OBSH, ai do të argumentojë se prioritet duhet të jetë zbardhja e shkallës së përhapjes së epidemisë. Së dyti, duhet studiuar në masat e marra nga Kina kanë qenë efektive që t’i implementojnë dhe shtetet e tjera.

Leung është një nga ekspertët më të njohur në botë për sa i përket epidemive të koronaviruseve dhe ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm gjatë shoërthimit të Sars në vitet 2002-2003.

Përshtatur nga The Guardian

MOS I HUMBISNI