Ju nuk jeni një djalë pa fantazi dhe as ajo nuk është e tillë. Kjo do të thotë kur vjen 14 shkurti, ju dëshironi të surprizoni njeriun special të jetës suaj me një dhuratë që i reziston kohës.
Ndërsa buqetat e luleve, çokollatat e shijshme dhe arushët Teddy janë dhurata klasike, mendoni -out of the box- me këto dhurata unike të Shën Valentinit për të.
Kjo listë, e cila është e përkryer për të dashurën tuaj është plot me ide dhuratash të menduara dhe romantike që do ta bëjnë atë të ndihet e dashuruar jo vetëm për një ditë.
Nëse dhe ju jeni nga ata që prisni deri në minutën e fundit për të gjetur një dhuratë të përsosur, shikoni listën tonë të ideve që mund t’i gjeni lehtësisht edhe në Tiranë.
Harta e yjeve
Tregoji të dashurës tënde sa e rëndësishme është marrëdhënia që keni, duke i dhuruar hartën e pozicionimit të yjeve në ditën që u njohët dhe konfirmuat dashurinë tuaj. Mund të zgjidhni printimin standard ose dhe atë në kanavacë, për ta bërë këtë dhuratë edhe më të veçantë.
Bizhuteri
Ajo sjell shkëlqim dhe ndriçon jetën tënde çdo ditë. Tani është koha për të kthyer favorin. Dhurojini bizhuteri më gurë të çmuar, të cilët i mbizotërojnë kohës dhe i japin jetë marrëdhënies suaj. Mund të konsiderohet si një prej ideve më të sigurta, pasi cila vajzë nuk do e pëlqente këtë dhuratë?
Përkujdesje për të
Nëse doni t’i tregoni të dashurës suaj sa e rëndësishme është ajo për ju dhe mirëqenia e saj, dhurojini përkujdesjet që i duhen për një jetesë më të shëndetshme. Një abonim në palestër, trajtime SPA, apo dhe pajisje si IQOS që ngrohin duhanin duke eliminuar djegien e njëkohësisht me të tymin dhe toksinat e dëmshme, nëse ajo nuk heq dot dorë prej duhanpirjes.
Instax Camera
Aparatet fotografike janë harruar në sirtarë që pas përdorimit masiv të smartphone-ve. Por kush do i thoshte jo një aparati simpatik që bën foto në çast? I disponueshëm në ngjyra të ndryshme dhe i shoqëruar nga dhjetëra aksesorë, ky aparat do të ishte dhurata ideale për të dashurën tuaj. Një foto e një çasti të përjetësuar: Say cheeeseee!
Udhëtoni drejt aventurave të reja
Cila është mënyra më e mirë për të krijuar kujtime me njeriun e zemrës? Sigurisht që përmes udhëtimeve. Fundjava është tek dera dhe moti parashikohet i qëndrueshëm, valixhet nuk kërkojnë shumë kohë të përgatiten, ndaj tregoji biletat e udhëtimit që ke planifikuar dhe shijojeni ndryshe këtë Shën Valentin.