Për botuesen Arlinda Dudaj, siç shprehet edhe vetë në Instagram, yoga “është përvoja më e bukur në jetë”.
“Di të them që është përvoja më e bukur që po bëj në jetë, ëhst ënjë proces mrekullues, relaksues po aq edhe i lodhshëm e rraskapitës me raste,” shkruan ajo. “Një udhëtim drejt të panjohurave, si fizike ashtu edhe shpirtërore.”
E përmendur që në antikitet te Rig Veda, teksti i lashtë indian, të praktikuarit e yoga-s i përket trupit, shpirtit dhe mendjes. Yoga ka përfitime fizike dhe emocionale, sepse përmirëson fleksibilitetin, forcon muskujt, ul nivelin e stresit, vendos në kontroll tensionin e gjakut, redukton pagjumësinë etj.
Disa ushtrime të thjeshta mund të realizohen edhe në punë, për të lehtësuar dhimbjet e shpinës, qafës dhe mesit. Yoga lehtëson simptomat e depresionit, ankthit dhe stresit. Teksa përqëndroheni të frymëmarrja, mendja shkëputet nga shqetësimet dhe problemet.