Arkivë

6 llojet e shitëseve që i njohim të gjithë

Shkruar nga Anabel

18 Shkurt 2020

6 llojet e shitëseve që i njohim të gjithë

Shitësja “Jam milionere, punoj për qejf”

Si të hysh e si të mos hysh në dyqan, për atë është po njësoj. Ka një qëndrim karakteristik #LikeABoss, një filxhan kafe që nga mëngjesi dhe shikon ose televizorin ose telefonin. Nuk i intereson fare se çfarë kërkon ti, aty ta plasësh kokën nuk vjen të të ndihmojë me ndonjë produkt. Përgjithësisht bën si pronare.

6 llojet e shitëseve që i njohim të gjithë

Nevrikja

Duket sikur po t’i fal gjërat, a thua se nuk po i ble me lekët e tua. Mund t’ia heqë shikimin e nevrikosur vetëm ndonjë blerje marramendëse ku ka edhe ajo përqindjen e saj.

6 llojet e shitëseve që i njohim të gjithë

Entuziastja

Merr një qëndrim “Gatitu-Para marsh!” sapo të sheh në derën e dyqanit. Ngrihet prej vendit të saj, të afrohet me eufori dhe të pyet gjithë gaz e hare se me çfarë mund të të ndihmojë. Mund të kesh vendosur thjesht të hedhësh një sy, por ajo ka qejf të tregojë të gjitha masat, ngjyrat, modelet e çmimet. Do përfundosh duke i provuar, s’ke çfarë bën tjetër!

6 llojet e shitëseve që i njohim të gjithë

Shitësja Big-Brother

Ajo të vëzhgon gjatë gjithë kohës edhe pse hiqet sikur s’e ka mendjen. Përgjithësisht të vjen nga mbrapa edhe pse nuk i ke kërkuar ndihmë. Duket sikur ka frikë se do vjedhësh ndonjë send dhe nuk t’i ndan sytë deri në momentin që del nga dyqani. Edhe nuk ka faj, ka njerëz që vjedhin.

6 llojet e shitëseve që i njohim të gjithë

Këmbëngulësja

Me këtë shitëse ka 2 opsione:
A: Do blesh diçka me patjetër!
B: Lexo A-në.
Nuk ka rëndësi nëse nuk të bënin xhinset, nëse fustani të rrinte i vogël, nëse s’gjendej produkti që po kërkoje etj. Ajo do të ta shesë diçka medoemos dhe i ke duart e lidhura: Sa hap e mbyll sytë u pre fatura, ta gëzoni!

6 llojet e shitëseve që i njohim të gjithë

Shitësja që s’është aty!

Është gjithmonë njëra që nuk gjendet kurrë në dyqan. Detyrohesh të shohësh nja dy herë vërdallë për të blerë, pyet “A ka njeri?”, harxhon minuta të kohës tënde duke pritur e në fund thua “Varja, po iki”. Sa del tek dera, është dikush që vrapon duke të ta bërë me dorë “Ja erdha!”.

6 llojet e shitëseve që i njohim të gjithë

 

MOS I HUMBISNI