Nëse ju bën të ndiheni më mirë: Ndodh që edhe Kim Kardashian të refuzohet! Pikërisht nga burri i saj! Ku duam të dalim?
Twitter-i është fiksuar pas videos së radhës, ku Kim tenton të puthë të shoqin dhe Kanye qëndron indiferent në mënyrë të frikshme. Gjithë skena ndodhi gjatë ndeshjes NBA All-Star të pak ditëve më parë. Meqë një prej çifteve më të famshëm ishin të pranishëm, sigurisht që kamera do t'i kushtonte pak sekonda vëmendje.
Kamera fokusoi Kim dhe Kanye dhe të dy u shfaqën në ekranin e madh. Kim, e mësuar me të tilla momente u afrua për t'i dhënë një puthje reperit, por ky i fundit e injoroi çuditshëm dhe ato pak sekonda u dukën një përjetësi! Sa e sikletshme ishte, gjykojeni vetë!
lmao noë ëhy he ain’t kiss her back pic.tëitter.com/oIVIXcMxvt
— trey (@trey_forde) February 17, 2020
Nuk e dimë nëse Kanye kuptoi gjë nga e gjithë situata, por njerëzit po! Sikleti në fytyrën e Kim-it gjithashtu dukej qartë, por çfarë u bë, nuk zhbëhet më.
This definitely hoë @Kimkardashian felt after this pic.tëitter.com/puezk3vUSU
— GOD FIRST (@liljaedoug) February 17, 2020
Sidoqoftë, Kim është një grua e mirë dhe s'e mërzisin të tilla reagime sepse në fund të fundit e njeh më mirë se kushdo tjetër çfarë ka në krahë. Pa kaluar shumë, e postoi momentin e sikletshëm në Instastory-n e saj.
Ndoshta Kanye thjesht s'ka kapur momentin. Ndoshta ka qenë në botën e tij. Ose thjesht s'ka dashur ta puthë në atë moment, aty, para të gjithëve!