Ledri e ka gjetur ilaçin për herët kur është i mërzitur ose pa humor. Del në sallon, vë në sfond një prej këngëve të tij dhe sheh nënën me gjyshin duke kërcyer!
Pak minuta më parë, reperi publikoi në Instagram-in e tij një prej videove më të lezetshme që kemi parë së fundmi.
"Kur jam i lodhur ose pa humor, thjesht kaloj kohë me dy nga njerëzit më pozitivë që kam në jetën time. Gjyshërit e mi, gjithmonë në humor për të kërcyer me çdo këngë timen."- shkruan Ledri.
Në video fillimisht shfaqet gjyshja. Gjithë hijëshi dhe buzëqeshje teksa kërcen këngën e fundit të nipit, "Prej inati". Pastaj është radha e gjyshit! Kërcimi i gjyshit të Ledrit s'ka asgjë më pak nga ai i vetë reperit!
Ja ku e keni sërish, sepse e dimë që njëherë s'mjafton.