QUIZ

Quiz: A keni vesh për muzikë

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2020

Quiz: A keni vesh për muzikë

Në shqip, të kesh vesh për muzikë do të thotë të të jepet për muzikë, të dish të këndosh. Por në të vërtetë, është më shumë se kaq. Të kesh vesh për muzikë do të thotë të njohësh një melodi që e ke dëgjuar më parë, të dish të lexosh notat muzikore, të dallosh kur një melodi s’është në intonacionin e duhur apo kur një notë nuk shkon.

Jake Mandell, radiolog, përpiloi një test i cili luan dy melodi, herë identike herë jo dhe u kërkon dëgjuesve të vendosin në janë njësoj apo ndryshe nga njëra-tjetra.

Klikoni në këtë link dhe aktivizoni flash player. Kur të përfundoni identifikimin e 36 melodive, plotësoni të dhënat që ju kërkohen dhe do t’ju shfaqet rezultati juaj. Testi është shumë i vështirë. Muzikantët e vërtetë rrallherë kapin 80% saktësi kështu që mos u demoralizoni.

MOS I HUMBISNI