Kim Jong-un doli për herë të parë në publik pas zërave që raportonin se ishte zhdukur ose kishte ndërruar jetë. Referuar mediave shtetërore të Koresë së Veriut (via CNN dhe Washington Post), Kim Jong-un u pa të qeshte teksa tymoste duhan.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut shfrytëzoi Ditën e Punëtorëve (1 maj) për të përuruar një fabrikë mbeturinash, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).
Në foto, Kim Jong-un shfaqet duke prerë shiritin. Ai shoqërohet nga e motra, Kim Yo-jong që u përfol si zëvendësuesja e tij.