Sa shumë gjëra mund të ndodhin në Tinder – një aplikacion në dukje kaq paqësor ku njerëz beqarë kërkojnë partnerë – me ose pa dijeninë tuaj. Në episodin e fundit të “Hostel by Anabel: Si n’jetë”, Ana e gjeti veten me një llogari në Tinder, ndërkohë që as e kishte idenë që dikush (dy njerëz më saktë) hiqeshin si ajo. Arsyeja? Megi dhe Viola morën përsipër që t’i gjenin një të dashur. Por nëse mendoni se një veprim i tillë është i pazakontë, gaboheni.
T’i hapësh dikujt një llogari në Tinder – në këtë rast një mikeshe që refuzon të hyjë në Tinder – është gjë normale mes miqve. Disa e bëjnë edhe thjesht për gallatë. Në një pyetësor në @anabel_media në Instagram, ndjekësit treguan disa nga ndodhitë e papritura, të çuditshme dhe qesharake.
Surprizat e këndshme të dashurisë
· Njoha të dashurin tim në Norvegji.
· Njoha të dashurin tim që nuk e dija që e kisha komshi. Bëjmë 5 vite bashkë.
· Motra ime u martua me atë që njohu në Tinder.
· U fejova.
· U martova me të dhe kemi fëmijë.
Surprizat jo dhe aq të këndshme
· Bëra match me ish të dashurin.
· Djali me të cilin fola më tha që ishte gay.
· Doli i martuar.
· Pashë që burri i shoqes sime kishte profil, madje edhe më shkroi.
· Kam folur me një nga Amsterdami, më tha që nuk përdorte Instagram dhe e kam gjetur në Instagram. Është edhe model.
· Më kanë hapur pesë llogari me emrin tim, ndërkohë që unë nuk dija gjë.
· Më dërgoi foto të organit gjenital dhe më tha “më fal, padashje”.
· Dikush përdorte fotot e mia.
· Më kishin hapur një Tinder dhe më vinin mesazhe në Instagram, “hey, jam ai i Tinderit”.
· Më shkruajti i dashuri i shoqes. 8 vite bashkë. Hiqej si single.
· Më tregoi Instagramin në Tinder. Nuk ishte njësoj.
· Ishte gocë dhe hiqej si çun, nuk e kuptoj.
· Flisja gjatë gjithë kohës me një vajzë, më dukej interesante. Derisa një ditë u zhduk krejt papritur.
Historitë e çuditshme/qesharake/të pazakonta
· Shkarkova VPN që të gjeja burrë amerikan se këtej nga Shqipëria s’më doli gjë.
· Hapëm profil fake si grup pune dhe talleshim me shefin.
· I hapa Tinder tezes.
· I hapëm shoqes Tinder që të gjente të dashur se qahej gjithë ditën.
· Shoqet e mia futeshin në Tinder dhe zgjidhnin çuna për mua.
· Halla ime 60 vjeç ka çdo javë nga një kandidat të ri.
· Kam lënë 6 takime pas datës 18 maj.
· Më tha je vajza më e bukur që kam parë deri sot. Fotoja ime në profilin e Tinder është thjesht një foto e zezë.
· Hapa Tinder për të promovuar një biznes Instagrami. Tinder i lidhur me një llogari në Instagram. Dështim.
· Flasin një javë dhe nuk shkruajnë më.