Pasuria e Jeff Bezos po tërheq vëmendjen në Twitter sepse pretendohet që ai mund të jetë trilioneri i parë në botë, falë fitimeve të Amazon gjatë pandemisë.
Jeff Bezos is about to become the world’s first trillionaire while we’re about to enter a depression pic.twitter.com/901vsfmD5p
— Thomas Moore (@Thomas_A_Moore) May 14, 2020
Një pretendim i tillë erdhi si rezultat i një studimi të Comparisun, një platformë këshilluese për biznesin, e cila thotë se vlera neto e pasurisë së Bezos mund të arrijë 1 trilion dollarë deri në vitin 2026. Trilion – numër i barabartë me një mijë miliardë.
Kompania mori në shqyrtim rritjen e fitimeve në bursën e Nju Jorkut si edhe listën e 25 njerëzve më të pasur të Forbes. Megjithatë Forbes nga ana tjetër thotë se Bezos i duhet një rrugë e gjatë për t’u bërë trilioneri i parë në botë.
Kur Bezos iu bashkua listës së Forbes në 1998, katër vite pasi themeloi Amazon, kishte një pasuri prej $1.6 miliardë. Sot, Forbes thotë se pasuria e CEO së Amazon është $143 miliardë. Ai zotëron 11.2% të aksioneve të Amazon, e cila parashikohet të jetë një nga kompanitë më të parrezikuara nga pandemia, për shkak të rritjes së kërkesës për blerje online.
Megjithatë nga ana tjetër, Bezos tha në prill se Amazon “është në kohën e saj më të vështirë”, për shkak të përballimit të Covid-19, që në këtë rast lidhet me rritjen e pagave të punonjësve, blerja e pajisjeve personale mbrojtëse të tyre, zhvillimi i testimeve për koronavirusin etj.
Burimi: Forbes