Celebrity

Lana i përgjigjet njerëzve që gati sa se kryqëzuan për deklaratën e bërë

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2020

Lana i përgjigjet njerëzve që gati sa se kryqëzuan për

Deklarata kontroversiale e Lana Del Rey dashje pa dashje mori tone negative dhe njerëzit e keqkuptuan gjithë çfarë ajo tha për Beyonce, Cardi B, Nicki Minaj, etj.

Përmes një postimi në Instagram ajo njoftoi dhe "kërkoi" t'i rikthehej e qetë muzikës së saj pa u përballur me paragjykime për tekstet apo këngëve që bën. 

Postimi i Lana Del Rey ishte ky:

"Tani që Ariana, Camila, Cardi B, Nicki Minaj, Kehlani dhe Beyonce kanë kënduar mjaftueshëm këngë për të qenit seksi, për lakuriqësinë, tradhtinë, etj. a mund të kthehem e t'i këndoj mishërimit, të qenk i bukur, i dashuruar edhe kur lidhja nuk është perfekte?

A mund të këndoj çfarë të dua pa u kryqëzuar? Jam e lodhur nga shkrimtare femra apo këngëtare që thonë se unë i jap "shkëlqim abuzimit"? Kur në fakt, unë jam thjesht një këngëtare që i këndoj realitetit dhe ajo çfarë shoh rreth e rrotull janë marrëdhënie emocionalisht abuzive kudo nëpër botë."- u shpreh Lana dhe ndjekësit iu kundërvunë krahasimit të saj dhe u kapën me faktin që shumica e këngëtareve të përmendura ishin gra me ngjyrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lana Del Rey (@lanadelrey) on

Pas gjithë komenteve dhe reagimeve që mori, këngëtarja mendoi se një përgjigje ishte e nevojshme për të mbyllur gjithë debatin e krijuar për hiç gjë.

Lana i përgjigjet njerëzve që gati sa se kryqëzuan për

"Të jemi të qartë, unë e di që ju doni t'i ngatërroni pak gjërat. Unë këto artiste i dua shumë dhe i njoh, prandaj dhe i përmenda. Unë thjesht thashë që do të doja të kisha të njëjtën liri shprehjeje pa patur paragjykime histerike. Dhe meqë ra fjala, këngëtaret që përmenda janë të preferuarat e mia, por meqë doni të gjeni diçka patjetër, po ju them që kjo s'e ndryshon faktin që unë nuk ka patur të njëjtën mundësi për të shprehur veten dhe çfarë ndjej pa u cënuar. Nëse doni ta lidhni diçka të tillë me racizmin, ky është problemi juaj, por jo ajo çfarë unë thashë."

Lana i përgjigjet njerëzve që gati sa se kryqëzuan për

Në komentet drejtuar saj, pati shumë nga ata që e kryqëzuan për faktin që përmendi gra me ngjyrë, duke e akuzuar si raciste, por e vërteta është se thjesht dolën nga konteksti i asaj çfarë Lana shkroi.

Lana i përgjigjet njerëzve që gati sa se kryqëzuan për

"Sqarimi im i fundit. Kur thashë "njerëz që duken si unë" e kisha fjalën për njerëz që nuk duken të fortë apo domosdoshmërisht të mençur, apo sikur kanë çdo gjë nën kontroll. Ishte një lloj mbrojtjeje për njerëz që kanë një personalitet pak më të brishtë dhe kjo s'ka lidhje me gratë e bardha."- përfundoi ajo.

 

MOS I HUMBISNI