Metropolitan

Sunny Hill: Dua Lipa anulon festivalin

Sunny Hill: Dua Lipa anulon festivalin

Në një postim në Instagram, Dua Lipa njoftoi se për shkak të pandemisë, Sunny Hill 2020 nuk do të organizohet.

“Me keqardhje na duhet t’ju njoftojmë se Suny Hill Festival 2020 nuk do të organizohet këtë gusht për shkak të krizës shëndetësore globale të pashembullt të shkaktuar nga Covid-19. Shëndeti dhe siguria e të pranishmëve, stafit, partnerëve, artistëve, miqve dhe të gjithë komunitetit të festivalit janë më të rëndësishëm për ne.”

Në vijim, Dua bëri me dije festivali i vitit 2021 do të vijë me risi: Vendodhje e re, skenë më e madhe, zona argëtuese, amfiteatër, kamping buzë liqenit etj.

“Na vjen keq që nuk mundëm të festonim këtë verë, por mezi presim 2021-shin. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për të tjerët duke zbatuar rregullat e autoriteteve mjekësore.”

Sunny Hill është festival që organizohet nga Dua dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa.  Të ardhurat e fituara nga biletat e shitura shkojnë për “Sunny Hill Foundation”, që u themelua rreth 3 vite më parë. Ceremonia hapëse e tij u organizua përmes koncertit që Dua mbajti në Prishtinë më 9 gusht ku premtoi se gjithë të ardhurat do të shkonin për bamirësi. Në gusht të vitit 2018, Sunny Hill Foundation dhuroi 100,000 euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë. Vjet, në konferencën për shtyp para festivalit, Dua Lipa u shpreh se do të dhurohen 150,000 euro për të ndërtuar Sunny Hill Academy -  një qendër e re e artit dhe inovacionit.

Sunny Hill: Dua Lipa anulon festivalin
Dua Lipa dhe i ati, Dukagjin Lipa

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Sunny Hill: Dua Lipa cancels the festival

Sunny Hill: Dua Lipa anulon festivalin

In an Instagram post , Dua Lipa announced that due to the pandemic, Sunny Hill 2020 will not be organized.

"We regret to inform you that the Suny Hill Festival 2020 will not be held this August due to the unprecedented global health crisis caused by Covid-19. The health and safety of attendees, staff, partners, artists, friends and the entire festival community is paramount to us. ”

In the following, Dua announced that the festival of 2021 will come with innovation: New location, the best artists, the biggest stage, entertainment areas, amphitheater, camping by the lake, etc.

"We are sorry that we could not celebrate this summer, but we can't wait for 2021. Until then, take care of yourself and others by following the rules of the medical authorities. ”

Sunny Hill is a festival organized by Dua and her father, Dukagjin Lipa. Proceeds from ticket sales go to the Sunny Hill Foundation, which was founded about three years ago. His opening ceremony was organized through a concert that Dua held in Pristina on August 9, where he promised that all proceeds would go to charity. In August 2018, the Sunny Hill Foundation donated 100,000 euros to charity, cultural events and music schools in Kosovo. Years ago, at a press conference before the festival, Dua Lipa said 150,000 euros would be donated to build Sunny Hill Academy - a new art and innovation center.

Sunny Hill: Dua Lipa anulon festivalin
I love Lipa and her father, Dukagjin Lipa