Shqipëria

Hetim ndërkombëtar për prishjen e Teatrit

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2020

Hetim ndërkombëtar për prishjen e Teatrit

Europa Nostra, përmes përfaqësuesve të saj, përkatësisht zëvendëspresidentin ekzekutiv, z.Guy Clausse, sekretaren e përgjithshme, znj.Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, profesor Paolo Vitti, organizoi një takim virtual me presidentin Meta.

Meta u shpreh se “prishtja e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.”

“Ramë dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një HETIMI NDËRKOMBËTAR mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.” – theksoi presidenti.

Europa Nostra, e cila ka qenë kundër prishtjes së godinës së Teatrit që prej fillimit, është një federatë mbarë-europiane që ka në qendër mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Europës. Europa Nostra, presidenti i të cilës është Plácido Domingo, bashkëpunon me Bashkimin Europian, Këshillin e Europës dhe UNESCO-n.

Në vitin 2020, Europa Nostra përfshiu Teatrin Kombëtar në “7 Most Endagered Programme” i cili identifikon monumentet dhe vendet e rrezikuara në Europë dhe mobilizon partnerët publikë dhe privatë për mbrojtjen e tyre. Në po të njëjtin program janë përfshirë edhe kishat në Voskopojë dhe Vithkuq (2018) si edhe Amfiteatri i Durrësit (2013). Programi shërben si katalizator për veprim dhe ndërgjegjësim.

MOS I HUMBISNI