News

Publikimi i videos së nënës së 15-vjeçarit: Pse nuk reaguan deputetet?

Publikimi i videos së nënës së 15-vjeçarit: Pse nuk

Një ndër pyetjet më të shpeshta në rrjete sociale, përsa i përket skandalit të publikimit të videos së nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, lidhet me faktin se pse deputetët, me shumicë gra, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nuk reaguan fill pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, publikoi videon e shumëpërfolur.

Në një postim në rrjetet sociale (via ABC News), deputetja Elena Xhina – e cila drejtoi pyetjen në lidhje me dhunën  ndaj 15-vjeçarit – shkroi se “kur mendja është në situatë të vështirë, flet më mirë ai që hesht më mirë”.

“Që prej të djeshmes, në rrjete sociale zien diskutimi në lidhje me videon e publikuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë. Që prej të djeshmes, kërkohet të dihet pse heshtëm ne gratë e pranishme në Komision dhe unë dua të shkruaj vetëm pak rreshta për të thënë diçka më me vlerë se rreshtat. ‘Kur mendja është në situatë të vështirë flet më mirë ai që hesht më mirë’ është një thënie e Pedro Calderon De La Barca,” shkruan ajo.

Në vijim të deklaratës së saj, Elena Xhina thotë se “mendja e saj dhe e kolegeve të saj u ndodh në situatë të vështirë”.

“Askush nga ne nuk komentoi, nuk interpretoi dhe as diskutoi në ato çaste mbi pamjet që u shfaqën, për t’ia lënë një momenti të dytë, më të qetë dhe ndoshta dhe më të kuptueshëm, nuk është se kuptuam shumë se çfarë po ndodhte aty. U ndodhëm në situatë të vështirë dhe heshtëm.”

Ndër të tjera, ajo shton se “fjala është e Drejtorit të Përgjithshëm dhe sqarimi duhet të ishte i tij”. “Zot i fjalës është ai që e thotë dhe vetëm ai ka të drejtë të sqarojë,” u shpreh Xhina. Në një tjetër moment, deputetja u ndal te “shoqëria jonë, që për të mbrojtur një grua, shan e ofendon në të gjitha format gra të tjera”. Xhina nuk bëri me dije se në ç’formë është bërë pjesë e kritikave dhe ofendimeve të shoqërisë: Si grua apo si përfaqësuese e popullit, thënë me fjalë të tjera, si deputete?

“Kam lexuar në rrjete sociale komente fyese nga më të ndryshmet, disa dhe në inboxin tim. Shoqëri që për të mbrojtur një grua shan e ofendon në të gjitha format gra të tjera. Kjo është shoqëria jonë, por gjithsesi vlerësime për të gjithë që reagojnë për të drejtat. E di mendimin që pason: je përfaqësuese e popullit duhet të japësh llogari. Po patjetër, në çdo kohë por fyerjet dhe ofendimet bien njëjtë mbi të gjithë, dhembin njësoj.”

Ndryshe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Xhina kërkoi ndjesë publike ndaj nënës së 15-vjeçarit duke thënë sërish se nuk reaguan sepse "nuk u ndjenë mirë".

“Unë personalisht i kërkoj ndjesë publike zonjës që shfaqej në video për faktin që isha prezente dhe që nuk reagova në atë moment, por dua të t’ju them me siguri se as unë e as koleget e mia nuk u ndjemë mirë.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Publication of the video of the 15-year-old's mother: Why didn't the deputies react?

Publikimi i videos së nënës së 15-vjeçarit: Pse nuk

One of the most frequently asked questions on social media, regarding the scandal of the publication of the video of the mother of the 15-year-old raped by the police, is related to the fact why the deputies, mostly women, in the National Security Commission, did not react. The General Director of the State Police, Ardi Veliu, published the much-discussed video .

In a post on social media ( via ABC News), MP Elena Xhina - who addressed the question about violence against the 15-year-old - wrote that "when the mind is in a difficult situation, the one who is better speaks better."

"Since yesterday, the discussion about the video published by the General Director of Police during the reporting to the Security Commission has been boiling on social networks. As of yesterday, it is required to know why we women present in the Commission are silent and I just want to write a few lines to say something more valuable than the lines. "When the mind is in a difficult situation, the one who is better speaks better," is a saying of Pedro Calderon De La Barca, "she wrote.

Following her statement, Elena Xhina says that "her and her colleagues' minds were in a difficult situation."

"None of us commented, interpreted or discussed in those moments about the images that appeared, to leave a second moment, calmer and perhaps more understandable, it's not that we understood much about what was happening. there. We found ourselves in a difficult and silent situation. "

Among other things, she adds that "the word belongs to the Director General and the explanation should be his." "God of the word is the one who says it, and only he has the right to explain," said Gina. At another point, the deputy stopped at "our society, which, in order to protect a woman, insults and insults in all forms other women". Gina did not say in what form she became part of the criticism and insults of society: As a woman or as a representative of the people, in other words, as an MP?

"I have read on social media insulting comments from various, some in my inbox. Society that insults a woman in all its forms to protect a woman insults her. This is our society, but still appreciation for everyone who reacts to rights. I know the following opinion: you are a representative of the people, you have to be accountable. Yes, of course, at all times, but insults and insults are the same for everyone, they hurt the same. ”

Unlike the Director General of Police, Gina apologized publicly to the 15-year-old's mother, stressing again that "they did not feel well."

"I personally apologize publicly to the lady who appeared in the video for being present and not reacting at the time, but I want to tell you for sure that neither I nor my colleagues felt well."