Duke qenë se njerëzit janë të ndryshëm, ata detyrimisht pëlqejnë gjëra të ndryshme. Për këtë arsye, ka shumë njerëz që kanë preferenca mbi objekte që konsiderohen të çuditshme deri diku, për të qenë të afta të të falin kënaqësi. Disa prej tyre janë përmendur si më poshtë.
Slime
Ajo që u bë e njohur para pak kohësh nëpërmjet Instagram-it dhe u shpërnda masivisht është një nga ato gjëra nga të cilat njerëzit marrin kënaqësi dhe ndjesi pozitive. Dikush thotë se e ka përdorur slime në vend të topave anti-stres dhe ka kryer të njëjtin funksion. Madje shumë herë më mirë, pasi me slime ju fokusoheni te ndjesia dhe harroni atë që po ju krijonte stres.
Benzina/Goma
Ka njerëz të caktuar që e pëlqejnë pafund aromën e gomës, qoftë kjo gomë makine, lodra plastike, e të tjerë artikuj me përbërje gome.
Zakonisht janë po të njëjtit njerëz që pëlqejnë edhe aromën e benzinës. Sa të ndryshëm janë njerëzit ë? Dikujt mund t’i duket e tmerrshme era e gomës/benzinës, ndërsa për dikë tjetër sjell gëzim dhe ndjesi të mira.
Puçrra-shtypësi
Që pas debutimit të lojës që të ofronte ndjesinë e të shtypurit të puçrrave, njerëzit kanë filluar ta konsiderojnë këtë si diçka shumë relaksuese. Kjo ka bërë që të rriten edhe shikimet në videot në YouTube të dermatologëve, të cilët postojnë video gjatë procesit të pastrimit të fytyrës.
Arsyeja pse kaq shumë njerëz preferojnë të shohin këtë lloj aktiviteti mund të jetë për shkak të ndjesisë së çlirimit, pasi puçrra del jashtë ose njerëzit thjesht janë shumë të interesuar për fushën e dermatologjisë dhe duan të dinë më shumë në lidhje me të.
Heqja e ngjitësit të tharë nga lëkura
Zakonisht nëse ju mbetet pak ngjitës në dorë, pasi po e përdorni për të ngjitur diçka, nëse keni një punë më të rëndësishme dhe më urgjente për të bërë, e harron aty dhe ai thahet. Pasi thahet, e hiqni ashtu siç hiqni një strishë depilimi. Ky proces është shumë i kënaqshëm për njerëz të caktuar. Disa shprehen se kjo gjë u jep aq ndjesi të mirë sa nuk e përshkruajnë dot, madje edhe tingulli i këtij veprimi, u shkakton një ndjesi gudulisëse që u përshkon trupin dhe u duket e ngjashme me ASMR.
Burimi: Her Campus