News

Përditësim: Ministria e Shëndetësisë konfirmon ndarjen nga jeta të mjekut, si pasojë e Covid-19

Përditësim: Ministria e Shëndetësisë konfirmon ndarjen

Artikull i përditësuar (30 qershor, ora 16:11)

Përmes një njoftimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, konfirmoi se mjeku Arjan Pushi ndërroi jetë.

"Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.
Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.
Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.
U prehsh në paqe Profesor Pushi!
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!"

Artikull i përditësuar (29 qershor, ora 18:51)

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj lajmit të ndarjes nga jeta të mjekut të parë si pasojë e Covid-19. Sipas Abc News, MSH bën me dije se mjeku Arjan Pushi nuk ka ndërruar jetë dhe se ky lajm është i pavërtetë. Lajmin për "ndarjen nga jeta" e bëri publik një prej kolegëve të tij përmes Facebook, ku bashkangjitur fotos së mjekut hematolog, "ngushëllon" familjarët.

Artikulli i mëparshëm (29 qershor, ora 16:45)

Mjeku i njohur hematolog, Arjan Pushi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Pushi, është viktima e parë mes bluzeve të bardha të prekur nga koronavirusi që nuk ja doli të mbijetojë. Sipas Abc News, mjeku ishte i shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende nëse mjeku ka patur ndonjë sëmundje shoqëruese që ka përkeqësuar edhe më gjendjen.

Përditësim: Ministria e Shëndetësisë konfirmon ndarjen

Lajmin e ka bërë publik një prej kolegëve të tij përmes një statusi, ku ka shprehur ngushëllimet familjarëve. 

“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë.

Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”- shkruan ai përmes një statusi në Facebook.

Përditësim: Ministria e Shëndetësisë konfirmon ndarjen

Situata e Covid-19 në vend mbetet problematike pas numrit të përditshëm të shtuar të rasteve pozitive dhe viktimave.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The first doctor in the country dies as a result of Covid-19

Përditësim: Ministria e Shëndetësisë konfirmon ndarjen

Well-known hematologist Arjan Prushi has died as a result of Covid-19. Prushi is the first victim among the white T-shirts affected by the coronavirus that failed to survive. According to Abc News, the doctor had been hospitalized for days in the Infectious Diseases Hospital in serious condition.

Përditësim: Ministria e Shëndetësisë konfirmon ndarjen

The news was made public by one of his colleagues through a status, where he expressed his condolences to the family.

"A master of work was handed over who over the years made a great contribution to the hematology service in our country and all our territories where there are Albanians.

And professionally educated generations of doctors over the years in our country! His soul rested in peace! And condolences to the family! ”He wrote through a Facebook status.

The situation of Covid-19 in the country remains problematic after the daily increased number of positive cases and victims.