Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Peshorja dhe Akrepi
Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Peshorja dhe Akrepi

Përqëndrimi për vendbanimin dhe familjen do të vazhdojë edhe gjatë korrikut. Përjetuat dy eklipse, një në 5 qershor dhe një tjetër në 21, dhe së fundmi, do të përjetoni një tjetër më 4-5 korrik në Bricjap. Eklipset sjellin lajme befasuese kështu që do të merrni një njoftim për një apartament, shtëpi të re ose mund të lëvizni së shpejti. Vendimin duhet ta merrni menjëherë ose rrezikoni ta humbisni mundësinë. Kini kujdes sepse Mërkuri është në prapavijë, prandaj prisni pas 12 korrikut.

Ndryshimet do të vazhdojnë edhe në punë, kështu që mund të ndiheni përkohësisht të mbingarkuar nga kërkesat. Nuk është hera e parë që përballeni me një situatë të tillë dhe me përvojën e fituar, mund ta përballoni më lehtë.

Hëna e re e 20 korrikut do të sjellë një periudhë të vështirë dhe do të ketë ndryshime dhe nevojë për t’u përshtatur me një situatë të re – në rastin tuaj, në punë. Nëse aktualisht nuk po punoni, mund t’ju kërkohet që të intervistoheni. Oferta ka të ngjarë të vijë pas 20 korrikut. Të gjitha rolet e reja tuaja do të vijnë me fuqi dhe përgjegjësi të konsiderueshme.

Siç e thamë më sipër, Mërkuri do të mbetet në prapavijë deri më 12 korrik. Nuk është kohë e përshtatshme për të nënshkruar një kontratë qiraje ose kontratë të çfarëdoshme. Blerja e një shtëpie paraqet rreziqe gjithashtu.

Saturni do të kundërshtojë Diellin dhe Hënën e re më 20 korrik, kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm për shëndetin e familjarëve. Njëri prej prindërve mund të ketë nevojë për më shumë kujdes. Saturni do të sjellë në qendër të vëmendjes punën e kaluar. Siguroheni që ta përfaqësoni veten mirë dhe të keni referenca që ju mbështesin. Në fillim mund të ndiheni pak të mërzitur, por do ta përballoni.

Marsi do të drejtojë vëmendjen te një person, i cili mund të jetë partneri/ja romantik/e ose një partner biznesi me të cilin keni një bashkëpunim serioz. Në të kundërt, ky person mund të jetë avokati, agjenti, menaxheri, publicisti, bankieri, ndërmjetësi i pasurive të patundshme etj.

Nëse po jetoni me partnerin/en tuaj romantik/e mund të zbuloni më shumë detaje për të. Keni nevojë për hapësirën tuaj. Marsi mund të ndezë pasionin mes jush. Gjatë kësaj kohe, do të jeni më të afërt me njëri-tjetrin, por natyrisht që Marsi është planet luftëtar, kështu që nuk përjashtohen mosmarrëveshjet. Nëse ndodh kjo, mund të jetë pasojë e situatës.

Nëse po bashkëpunoni me dikë në biznes, shfrytëzoni mundësinë për të përfunduar marrëveshjet në tre javët e para të gushtit, sepse Marsi do të shkojë në prapavijë nga 9 shtatori deri më 13 nëntor.

Nëse po kërkoni një punë të re, Marsi në shtëpinë e shtatë do të tërheqë konkurrentët. Jeni në kohën e duhur për të marrë një pozicion të ri. Ndoshta do t’ju ofrohet një punë interesante. Nëse jo, vazhdoni kërkoni – do të keni fat.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2020: Peshorja dhe Akrepi

Që nga fillimi i këtij viti, jeni përqëndruar me qëllim te një projekt komunikimi. Mund të jetë një shfaqje televizive, radio, seri podcastesh ose aplikacion, libër, skenar a plan biznesi. Në korrik, duket se do të afroheni më shumë për t’i treguar botës punën tuaj.

Muajin e kaluar, ndodhën dy eklipse. I pari në 5 qershor në Shigjetar dhe i dyti në 21 qershor. Një tjetër eklips ndodhi në 4 korrik që do ta orientojë vëmendjen tuaj sërish te komunikimi. Një projekt i madh do të përfundojë. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do t’ju ndihmojë që të merrni duartrokitjet që meritoni: ndoshta bonus ose një tarifë e konsiderueshme.

Marsi, planeti që ju drejton, ka hyrë te Dashi dhe do ta përqëndroni vëmendjen te një fushë krejtësisht e re. Mund të jetë një sipërmarrje ose projekt teknologjik. Marsi do të qëndrojë te Dashi për një kohë të gjatë, saktësisht gjashtë muaj. Do të punoni me orë të gjata, të vështira, por puna do t’ju frymëzojë. Ky projekt është diçka që kompania e konsideron tepër të rëndësishme për të ardhmen e saj. Ka gjasa që të filloni biznesin tuaj.

Kujdes sepse Marsi do të shkojë në prapavijë nga 9 shtatori deri më 13 nëntor kështu që shpejtoni t’i mbyllni detajet në kohë. Bëni më të mirën tuaj në gusht, ose shtyjini deri në fillim të dhjetorit.

Mos nënshkruani asnjë kontratë me Mërkurin në prapavijë (17 qershor – 12 korrik) as gjatë Marsit në prapavijë (9 shtator-13 nëntor).

Momenti më i bukur i muajit është Hëna e re, më 20 korrik, në Gaforre. Kjo është një Hënë e re që ndikon në përparimin e reputacionit në karrierë. Nëse punoni në fusha artistike ose me artistë, ose jeni vetë artistë ose aktorë, kjo Hënë e rë do të sjellë mundësi më të mira.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI