Nëse e keni vënë re, më shumë se fotot e plazhit këtë vit vëmendje të madhe po marrin fotot në piknik! I keni parë më shumë se çdo herë tjetër në Instagram dhe le ta pranojmë, ka nisur një konkurrencë e heshtur për foton nga pikniku më i bukur në Instagram.
Po e ndjetë që profilit tuaj i duhet një foto e tillë, ç'po prisni? Ju duhet një vend me bar, një mbulesë e bardhë ose me e kuqe me kuadratë, një shportë, dy gota vere dhe shumë ushqime. Sigurisht, për ta bërë edhe më të plotë tablonë, ju duhet veshja e duhur. Veshje që përtej rehatisë, të jetë e përshtatshme edhe për Instagram.
Çfarë të vishni?
Një fustan i bardhë, i lirshëm do t'ju bëjë të dukeni sikur vini nga një tjetër botë. Ca luledele rreth e rrotull, bar dhe një gotë verë në tokë. Kombinimi perfekt.
Nëse s'doni që të tjerët të dinë shumë çfarë ndodhi në atë piknikun tuaj, nxirrni vetëm detaje. Një çantë e madhe kashte është MUST.
Kur ke kapele, fruta, një qenush, libër, një biçikletë dhe djath të mirë, mund të vishni ç'të doni.
Piknik pranë plazhit? Rroba banje që ngjajne me qershitë, një shall i lidhur mes flokëve dhe një këmishë e bardhë.
Nëse jeni më chic nga natyra...
Një set i tillë do t'ju bëjë të vazhdoni me postime deri në një javë pas piknikut.
Një palë pantallona lino dhe një palë syze mjaftojnë.