Transformim total

Disa sekrete të vockla se si u dobësua Fifi

Shkruar nga Anabel

30 Korrik 2020

Disa sekrete të vockla se si u dobësua Fifi

Një ndër pyetjet që më gjasë po i bëhet më së shumti Fifit kohëve të fundit në rrjete sociale, lidhet me humbjen në peshë. E kontaktuar nga Anabe.al, Fifi ndau disa sekrete të vogla se si ja doli të heqë disa kilogramë.

Së pari, këngëtarja u shpreh se në janar të këtij viti vendosi të hiqte balonin gastrit të vendosur në stomak, i cili ndihmon në rënien në peshë. “Nuk humba asnjë kilogram nga baloni,” tregoi ajo.

Fifi shtoi se pasi hoqi balonin gastrit, vendosi të kryente seanca dobësimi, ndërsa tani po ndjek disa seanca për tonifikimin e muskujve. Ajo theksoi se “ndryshoi krejtësisht stilin e jetesës” dhe ndoqi një dietë të shëndetshme.

Përpos këtyre, Fifi shtoi se ushtrohet rregullisht në shtëpi. “Bëj ushtrime me peshën e trupit,” tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Filloreta Rac?i (@fifi.official.fr) on

Nëse doni të bini në peshë, fillimisht duket të konsultoheni me një dietolog/e. Çfarë mund t'ju sugjerojmë: Dietën mesdhetare, të shpallur për të tretin vit radhazi si dieta më e shëndetshme në botë, ushtrime në shtëpi që mund t’i shihni në YouTube ose të shkarkoni aplikacione. Po kështu mund të lexoni edhe këtë artikull mbi disa nga dietat që kanë ndjekur personazhet e njohur shqiptarë.

 

MOS I HUMBISNI