Showbiz dhe TV

Kënga e re e Mozzik do t’ju emocionojë edhe nëse s’jeni prindër

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2020

Kënga e re e Mozzik do t’ju emocionojë edhe nëse

Ditën e sotme, Mozzik ka publikuar albumin e ri muzikor “Mozzart” me 20 këngë, me disa prej të cilave na ka njohur më parë dhe të tjera që u publikuan sot. Emri i albumit duket se është një bashkim i Mozzik dhe Art e njëkohësisht dhe emri i kompozitorit (Wolfgang Amadeus) Mozart. Wow! Ç'guxim!

Disa nga këngët e papublikuara më parë kanë qenë bashkëpunime me këngëtarë e reperë, si: Kida, Unikatil apo Getinjo (vëllai i Mozzik).

Kënga e re e Mozzik do t’ju emocionojë edhe nëse

Sidoqoftë, mes gjithë këngëve të Mozzik, njëra prej tyre është më e veçantë për reperin, pasi është një këngë dedikuar Hanës, vajzës së tij. Kënga quhet “Hana” dhe teksti është pak a shumë një histori e shkurtër e emocioneve të Mozzik, që në momentin kur mori lajmin se do të bëhej baba, shqetësimeve dhe eksperienca të para.

MOS I HUMBISNI