Në një intervistë për Netflix, regjisorja Lilly Wachowski zbuloi se filmi “Matrix” është një film kushtuar tranzicionit gjinor.
Lilly Wachowski ishte bashkë-skenariste dhe bashkë-regjisore e filmit të cilin e drejtoi me të motrën, Lana Wachowski. Të dyja motrët dolën publikisht si transgjinore disa vite pas publikimit të filmit sci-fi.
Për herë të parë, pas 21 vitesh të publikimit të “Matrix 1”, Lilly tregoi se filmi ishte “gjithçka për dëshirën për t’u transformuar”. Më pas shtoi se erdhi si rrjedhojë e “mentalitetit të mbyllur” dhe faktit se asokohe, korporatat nuk ishin të gatshme ta kuptonin mesazhin.
Pas deklaratës së saj, Netlix theksoi në Twitter se Neo është një shembull i tranzicionit të personave transgjinorë. Ai kërkon të kalojë nga Thomas A. Anderson, një emër të cilin ia kanë vënë, në Neo, një emër të cilin e ka zgjedhur vetë. Ndër të tjera, Neo-s i ofrohen dy pilula, një e kuqe dhe një blu, që ndërtojnë alegorinë. Ai duhet të zgjedhë midis të vërtetës dhe jo të vërtetës.
“Më pëlqejnë sa kuptimplotë janë filma të tillë për personat transgjinorë. Këto filma më shpëtuan jetën,” tha ajo.
Te “Matrix” Keanu Reeves luan rolin e Thomas Anderson, i cili punon në një kompani prestigjioze kompjuterash gjatë ditës dhe natën hack-on nën pseudonimin Neo. Ai zbulon se realiteti që perceptohej nga njerëzit është një realitet i stimuluar me emrin Matrix, i krijuar nga kompani që duan të nënshtrojnë njerëzimin. Ai vendos të rebelohet ndaj këtij realiteti.
“Matrix 4” do të publikohet së shpejti dhe në kast janë sërish Keanu Reeves dhe Carrie-Anne Moss. Filmi do të ketë si regjisore Lana Wachowski-n.