Bota

‘Si një luftë’: Pas SHBA-së, edhe Brazili nuk po e përballon mirë pandeminë

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2020

‘Si një luftë’: Pas SHBA-së, edhe Brazili nuk po e

Brazili ka regjistruar më shumë se 100.000 vdekje, si pasojë e Covid-19 dhe shpërthimi duket se nuk ka asnjë shenjë lehtësimi.

Virusi vrau 50.000 njerëz në tre muaj dhe ky numër u dyfishua në vetëm 50 ditë. Deri më tani, ka patur mbi 3 milionë raste të konfirmuara. Pandemia nuk ka arritur ende kulmin, por megjithatë, dyqanet dhe restorantet janë rihapur.

Ekspertët janë ankuar për mungesën e një plani të mirëfilltë dhe autoritet po përqendrohen më shumë në rifillimin e ekonomisë, gjë që mund të sjellë nxitje më të madhe të përhapjes së virusit.

Dy ministrat e mëparshëm të shëndetësisë u larguan nga puna pas mosmarrëveshjeve me presidentin, pasi ata nuk ishin dakord me masat distancuese sociale dhe përdorimin e hidroksikolorokinës, si një trajtim, duke qenë se studimet për të thonë se është joefektiv. 

Presidenti Bolsonaro, i cili e ka quajtur Covid-19 një "grip të vogël" dhe është kritikuar brenda dhe jashtë vendit për reagimet e tij ndaj pandemisë, tha se ai është shëruar nga infeksioni falë ilaçit kundër malaries (referuar hidroksiklorokinës).

Brazili ka patur 100.477 vdekje të lidhura me virusin dhe 3.012.412 raste, sipas ministrisë së shëndetësisë, megjithëse numrat besohet të jenë shumë më të larta për shkak të testimeve të pamjaftueshme. Aktualisht, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë shifra më të larta.

Ekziston frika se sëmundja po përhapet më shpejt në lagje të humbura dhe zona të thella, ku prania e kujdesit shëndetësor është edhe më e vështirë.

Politika që vendi po ndjek tani është: “Kapni koronavirusin tuaj dhe nëse situata është serioze, do të ketë kujdes intensiv.”

Disa nga vendet e tjera më të goditura përfshijnë: Meksikën - e cila ka numrin e tretë të vdekjeve në botë me 52,000 dhe me afro 476,000 raste -Peruja, Kolumbia dhe Kili.

Ekspertët thonë se një kombinim i qyteteve të mbipopulluara, varfërisë dhe sistemeve shëndetësore të papajisura po kontribuojnë në përhapjen më të shpejtë të pandemisë.

Në një homazh ndaj viktimave, ditën e shtunë, grupi jo-qeveritar Rio de Paz vendosi kryqe mbi rërë në plazhin e famshëm të Rio-Copacabanës dhe lëshoi 1000 balona të kuqe në qiell.

Burimi: BBC

MOS I HUMBISNI