News

Situata kaotike në pikat kufitare: Ç'pritet të ndodhë

Situata kaotike në pikat kufitare: Ç'pritet të ndodhë

Situata kaotike e krijuar në pikën kufitare të Kakavisë, ku prej ditësh me qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e masave shtrënguese të ndërmarrë nga pala greke, ka sjell tension, revoltë dhe mungesë shprese për njerëzit. 

Pas reagimit të kryeministrit Rama, i cili shprehet se kolapsi i krijuar vjen si pasojë e rregullave që shteti grek ka vendosur për kryerjen e tamponit të çdo individi dhe se Shqipëria nuk ka se çfarë bën ndaj një vendimi të tillë, Policia e Shtetit vjen me një njoftim zyrtar. 

Përmes këtij njoftimi, bëhet e ditur se si do të procedohet për lëvizjen e qytetarëve në pika kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. 

"Duke nisur nga data 16 gusht, ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë."

Ata që do të hyjnë në Republikën e Greqisë prej datës 17 gusht, do të duhet të ndjekin rregullat më poshtë:

1-

Të kenë kryer testin e Covid-19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë negativ.

2-

Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

3-

Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze.

4-

Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

5-

Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Përsa i përket lëvizjes drejt Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, do të vijojë si më parë. 

Burimi: Abc News 

REELS

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania