Lëkura

Gabimi i pafalshëm që po bën me lëkurën, para dhe pas plazhit

Shkruar nga Anabel

15 Gusht 2020

Gabimi i pafalshëm që po bën me lëkurën, para dhe pas

Na presin edhe disa javë me diell dhe temperatura të larta. Thënë kjo që ditët e plazhit nuk kanë mbaruar ende. Sigurisht që një koktej buzë detit, rrezet e diellit dhe lëkura e nxirë janë gjithë çfarë kemi nevojë, deri në momentin që kujtohemi se lëkura është në gjendjen e saj më të keqe, ndonëse mund të mos e kuptojmë. E dimë që tingëllon klishe, por na duhet të përsërisim se shpëtimi ynë i vetëm gjatë ditëve me rreze të nxehta është një dhe vetëm një: hidratimi.

Parandalimi është më mirë se kurimi, thonë mjekët dhe kanë të drejtë. Baza për një lëkurë të shëndetshme nis me parandalimin e tharjes së lëkurës. Aplikimi i kremrave që kanë efekte qetësues dhe parandalues dehidratimi është një hap i rëndësishëm. Dy produkte të tilla të mirënjohura për efektet e tyre janë Korff Hydro Radiance Moisturizing Cream dhe Korff Hydro Radiance Intensive Moisturizing Face Cream. Të dy kremrat kanë bazë acidin hialuronik dhe depërtojnë thellë në lëkurë. Tekstura është e lehtë, lë një ndjesi freskie dhe butësie. Marka e njohur italiane operon me sukses në tregun e kozmetikës farmaceutike që prej viteve ’70, që do të thotë se përbërësit dhe produktet e saj janë të mirëtestuarsa prej kohësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Korff Albania (@korffalbania) on



Faza e dytë lidhet sigurisht me mbajtjen e lëkurës së hidratuar. Dieta jo fort e shëndetshme, djersitja, konsumi i alkoolit dhe mungesa e ujit mund të ndikojë që lëkura të humbasë hidratimin. Nëse ju shfaqen problematika të tillë dhe vini re një ndjesi thatësie në lëkurë, ju këshillojmë aplikimin e një kremi me veprim hidratues, por edhe anti-rrudhë, sepse rrezet e diellit nuk janë në anën tonë kur bëhet fjalë për rrudhat. Një sugjerim, i përshtatshëm sidomos për lëkurat normale dhe mikse është Korff Hydro Radiance Sorbet Moisturizing Face Cream. Po kështu, Korff Hydro Radiance Face Stick bën mrekulli në lëkurë për shkak të përmbajtjes së pluhurit të diamantit që i jep lëkurës shkëlqim dhe butësi, përpos hidratimit sigurisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Korff Albania (@korffalbania) on

Zona e syve ndodh që të anashkalohet, kur në fakt duhet t’i kushtohet po aq rëndësi sa pjesës tjetër të lëkurës. Kujtojmë që kjo zonë është ndër të parat që shfaq shenjat e moshës, ndaj kujdesi duhet të jetë maksimal. Që zona e syve të gjejë ekuilibrin, sidomos pas plazhit, duhet të aplikoni një krem që i jep një ndjesi komforti, mundësisht me cantella asiatica, vaj inca, vaj kameli dhe ekstrakte lupinus albus. Kjo formulë ndihmon në zvogëlimin e rrudhave të mimikës, qeskave poshtë syve dhe lehtëson rrathët e errët. Një zgjidhje efektive për problemin me zonën e syve është Korff Perfect Balance Eye Contour Cream.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Korff Albania (@korffalbania) on


Kur flasim për hidratimin, nuk përjashtohet procesi post-plazh. Fakti që nuk jeni duke marrë rreze nuk do të thotë se lëkura nuk ka nevojë për hidratim, përkundrazi. Që të ndihmoni lëkurën të gjejë ekuilibrin e saj, duhet të bëni pjesë të rutinës së përditshme produktet që hidratojnë në thellësi, ridensifikojnë lëkurën dhe përmbajnë faktorë mbrojtës. Një krem që rigjeneron lëkurën dhe i jep një pamje uniforme është Korff Perfect Balance Face Cream SPF 15. Përpos tij, balsami i lëkurës Korff Perfect Balance Face Balm rikuperon ekuilibrin dhe i jep lëkurës një ndjesi të fortë relaksi.

Gabimi i pafalshëm që po bën me lëkurën, para dhe pas

Këshillë miqësore: Mos harroni të pini ujë, shumë ujë!

MOS I HUMBISNI