Dieta

Kjo është dieta e Lori Hoxhës

Shkruar nga Anabel

15 Shtator 2020

Kjo është dieta e Lori Hoxhës

Në një komunikim pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Lori Hoxha tregoi se nuk ha mëngjes dhe rutina e mëngjesit konsiston vetën në: 1 litër ujë + një kafe americano.

Lori u shpreh se nuk ha ushqim për 16-18 orë në ditë. Njihet si Intermittent Fasting (IF – agjërim i ndërprerë). IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet të hash. Në këtë drejtim, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.

Metodat e IF:

- Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftueshëm nga ora 11:00 – 19:00 pastaj agjëroni për 16 orë.
- Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin fasting për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.
- Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kalori gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.

Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.

Përfitimet shëndetësore

- Humbje në peshë: IF ndihmon në djegien e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm, pa qenë nevoja të kufizoheni në konsumimin e kalorive me vetëdije.

- Insulina: Intermittent Fasting ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit nga 20-31% nivelet e insulinës, të cilat janë të rëndësishme kundër diabetit të tipit 2.

- Lufta me kancerin: studimet te kafshët kanë vërtetuar se Intermittent Fasting mund të parandalojë kancerin.

- Shëndeti i trurit: rrit hormonin BDNF që ndihmon në rritjen e qelizave të reja nervore. Ka ndikim gjithashtu në luftën kundër Alzheimer-it.

- Efekti anti-plakje: redukton rrudhat dhe rrit jetëgjatësinë. Studimet e kryera te minjtë arritën në përfundimit se pas IF, këto specie arritën të jetonin 36-38% më shumë se të tjerët.

Më parë, Lori ka ndjekur dietën Atkins. "Heq dorë nga karbohidratet dhe sheqeri totalisht dhe i zëvendëson me proteina dhe yndyrna. Pi shumë ujë,” shkroi ajo në Instagram kohë më parë. Dieta Atkins është një ndër dietat më të njohura në botë, nga e cila është frymëzuar më pas edhe Dr. Dukan për krijimin e dietës së tij Dukan. Ajo ka në përmbajtje përqindje të lartë proteinash si ato të mishit, djathit, vezës dhe përqindje të ulët të karbohidrateve.

Për më shumë informacion në lidhje me përfitimet shëndetësore të Intermittent Fasting si edhe efektet anësore, klikoni këtu.

MOS I HUMBISNI