Kur bëhet fjalë për veshje dhe modë, të gjithë mund të mendojnë ndonjë lajm në lidhje me Victoria Beckham, por kësaj radhe vëmendjen e mori bashkëshorti i saj, ylli i futbollit, David Beckham.
45-vjeçari u shfaq me djemtë e tij, Romes, 18 vjeç dhe Cruz, 15 vjeç, si dhe vajzën 9-vjeçcarë, Harper, në mbështetje të koleksionit të fundit të veshjeve të Posh Spice, krijuar nga Victoria Beckham.
Djali i madh i çiftit Brooklyn, 21 vjeç, nuk ishte i pranishëm pasi ndodhej në Neë York me të fejuarën e tij të re, Nicola Peltz.
Sidoqoftë, të gjithë sytë ishin drej veshjes së David: sandale me çorape të bardha!
Seksioni i komenteve nuk ngurroi ta komentonte kombinimin, që le të themi, nuk është më i miri i mundshëm për futbollistin:
Dave,Dave, Të dua, POR këto çorape dhe sandale janë një JO.”
Një tjetër shkroi:
“Foto e bukur familjare! Ama, nuk e shoh dot kombinimin sandale/çorape.”
“David pse çorape me sandale. Ky s’ka qenë ndonjëherë kombinim i mirë.”
“OMG! David Beckham ka veshur çorape me sandale.”