Social Buzz

Historia e nënës surrogate, që u kujdes për fëmijën e dikujt tjetër, gjatë pandemisë

Shkruar nga Anabel

22 Shtator 2020

Historia e nënës surrogate, që u kujdes për

Emily Chrislip dhe bashkëshorti i saj, Brandon, fillimisht ranë dakord për t’u kujdesur për foshnjën për një maksimum prej katër javësh, por tani kanë kaluar mbi katër muaj.

Gruaja nga Idaho, pranoi të shërbente si surrogate për një çift, por pandemia e koronavirusit e ka lënë atë të kujdeset për foshnjën, për afër gjysmë viti.

Dy muaj para se Emily Chrislip planifikonte të lindte, Covid-19 u kthye në një pandemi, duke ndaluar pothuajse të gjitha udhëtimet dhe duke shkaktuar kufizime të rrepta, për të frenuar përhapjen.

Por, ndërsa kufizimet kishin si qëllim t’i mbanin njerëzit e sigurt, ato gjithashtu janë bërë gjëja që ka parandaluar Emily-n dhe bashkëshortin e saj, Brandon, të çojnë vajzën tek prindërit e saj të rinj, të cilët aktualisht jetojnë në Kinë.

“Në fillim, ne menduam se do të ishin maksimumi katër javë, por pastaj vazhdoi të bëhej gjithnjë e më shumë”, thotë Emily, 25 vjeç, për PEOPLE.

“Në këtë pikë, kemi kuptuar se nuk do kërkonim kurrsesi diçka tjetër. Ajo është një bebe kaq e dashur dhe tani, ne jemi konstantja në jetën e saj.”

Emily, së pari vendosi të bëhet surrogate në vitin 2018 pasi lindi djalin e saj Camden dhe dëshironte të ndihmonte edhe dikë tjetër të bëhej nënë.

“Unë kam parë anëtarë të familjes dhe miq të vuajnë nga infertiliteti dhe e di se unë dhe bashkëshorti im, jemi të bekuar që nuk kemi patur probleme të tilla. "Nuk mund ta imagjinoja të mos isha në gjendje të kisha fëmijën tim biologjik, dhe shtatzënia dhe lindja ime ishin shumë të lehta dhe të pakomplikuara për mua, kështu që ne vendosëm të ndihmojmë edhe njerëz të tjerë”, shprehet ajo.

MOS I HUMBISNI