Anonim të lutem

Shqiptarët rrëfejnë ëndrrat më të çuditshme, që iu përkuan me realitetin në të ardhmen!

Shkruar nga Anabel

6 Tetor 2020

Shqiptarët rrëfejnë ëndrrat më të

Pas një postimi në story-t e Anabel Media, ku pyetja ishe "nëse keni patur raste kur ëndrrat kanë parashikuar ndodhi të rëndësishme të jetës suaj", shumë prej jush vendosën të na tregojnë historinë e tyre.

Mes qindra historish u vu re se disa janë të bindur se kanë “dhunti” apo “aftësi telepatike”, ndërkohë të tjerë janë ende konfuzë nëse kanë përjetuar një “deja-vu” apo jo. Kryesisht shumë vajza, u shprehën se iu ndodh shpeshherë që “të ëndërrojnë për diçka natën dhe t’u ndodhë çdo gjë me përpikmëri, ditën tjetër.”

Nëse do të bënim një grupim të rrëfimeve tuaja, vërehet se ëndrrat “me kuptim”, të shumë rrëfimeve, lidhen me njerëzit e zemrës, arsimin, si dhe humbjen ose ardhjen në jetë të dikujt.

Ne jemi përpjekur t’i grupojmë rrëfimet tuaja, duke u munduar të përfshijmë sa më shumë dhe duke ju falenderuar që ndatë një copëz historie tuajën me ne.

- Disa prej jush kanë shkruar se kanë parë në ëndërr diçka që i ka lidhur me tërmetet në Shqipëri, para se ato të ndodhnin:

Shqiptarët rrëfejnë ëndrrat më të

- Ëndrra të tjera përfshijnë ardhjen në jetë të një fëmije ose një shtatzëni:

Shqiptarët rrëfejnë ëndrrat më të

- Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e rrëfimeve përfshijnë një “parandjenjë” të një lajmi të keq, si sëmundje, aksident apo humbje jete:

Shqiptarët rrëfejnë ëndrrat më të

Shqiptarët rrëfejnë ëndrrat më të

- Duket se njerëzit kanë një lloj lidhjeje edhe me çështje arsimore, si provimi në shkollë, apo pikët e testit. Madje, disa prej rrëfimeve thonë se “kanë parë tezën në ëndërr përpara se ta shihnin në provim”, “kanë parë zgjidhjen  e një ushtrimi në ëndërr” etj:

Shqiptarët rrëfejnë ëndrrat më të

Shqiptarët rrëfejnë ëndrrat më të

"Fatlumë" të tjerë, na shkruajnë se kanë parë një ëndërr “paralajmëruese” për llotarinë amerikane, kanë mësuar “si të vjedhin internet nga një ëndërr” etj:

Shqiptarët rrëfejnë ëndrrat më të

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI