Emma Roberts, e ftuar 2 ditë më parë tek Jimmy Kimmel Live ndau me njerëzit një nga "dramat" më të sikletshme të kohëve të fundit. Çfarë ndodh zakonisht kur mamat futen në botën e Instagram-it? Shumë gjëra, por mamaja e aktores, zbuloi aksidentalisht shtatzëninë e saj!
Ndërkohë që Emma kishte imagjinuar dhe planifikuar një tjetër moment për ta ndarë me botën, e ëma, padashje, jua thotë të gjithëve.
Aktorja nisi të tregonte se gjithçka filloi kur ajo i bleu nënës së saj një iPhone të ri, duke thënë se ishte "gjëja më e tmerrshme që kishtr bërë", pasi tani ajo e përdorte vetëm për t'u marrë me çdo thashethem apo lajm që thuhej për të bijën online.
"Pastaj, ajo hapi Instagram, gjë e cila fillimisht ishte ok. Nisën disa qindra ndjekës që u pasuan me mijëra dhe për hir të së vërtetës ajo s'ja kishte idenë se çfarë po ndodhte. Pastaj nisi të ndërvepronte me fansat dhe i falenderonte ata për urimet e shtatzënisë."- u shpreh Emma.
Deri këtu duket gjithçka në rregull, por problemi është se Emma nuk e kishte konfirmuar ende publikisht shtatzëninë me partnerin Garrett Hedlund.
"Ishte e tmerrshme. Kur unë e pashë isha në avion, nuk munda të shkojë tek ajo për të folur ose për t'u zënë. Vetëm i çoja mesazhe në telefon dhe Instagram dhe i lutesha të ndalonte. Kur i thashë: "Mami çfarë bëre? Sapo zbulove shtatzëninë time", s'e pranonte. Më tha, "Jo s'e bëra unë, e kishin publikuar në një tabloid!"- vazhdon Roberts e cila si zgjidhje të vetme për të shpëtuar nga mami në Instagram pa opsionin block!
"U zumë dhe e bllokova derisa në 2 të natës më dërgoi mesazh dhe më pyeste nëse e kisha bllokuar. Po i thash, të bllokova, por pastaj aq ishte. Eshtë një luftë Instagram-i me nënën time që s'e mendoja kurrë se do të ndodhte, por gjithsesi, një histori e mirë për t'i treguar bebit."- përfundoi ajo.