Një çift zviceran vendosi që vajza e tyre të quhej Twifia, një emër i pazakontë, por jo i rastësishëm. Një kompani interneti, Twifi, zhvilloi një fushatë promovimi duke ofruar 18 vite shërbim interneti falas, në rast se prindërit do t'i quanin fëmijët Twifia ose Twifius.
Në fillim, çifti anonim zviceran, 30 dhe 35 vjeç, thuhet se menduan se ishte shaka. Sidoqoftë, sa më shumë mendonin për emrin, aq më shumë u dukej i veçantë.
“Sa më gjatë mendoja, aq më i veçantë bëhej emri për mua,” tha babai për Blick (via New York Post). “Ka emra më të këqij. Sa më shpesh e themi ‘Twifia’, aq më bukur tingëllon.”
Kursimet nga mospagimi i internetit çdo muaj do të shkojnë në një llogari të cilën vajza e tyre do ta përdorë sapo të mbushë 18 vjeç.
I ati i Twifia-s pranoi se çifti është "pak i turpëruar" për akuzat se "shitën emrin e fëmijës". Sidoqoftë, ai vuri në dukje se Twifia është emri i mesëm i bebushes, jo i pari.
Artikuj të rekomanduar: