Lifestyle

‘I dashuri më bëri të mendoj se ishte 10 vjet më i ri se mosha e tij aktuale, për një vit të tërë’

‘I dashuri më bëri të mendoj se ishte 10 vjet më i ri

Ishte patenta e tij që “e tradhtoi”. Ai më kishte thënë të zgjidhja një film në iPad-in e tij, shoqëruar me një zë nga dhoma tjetër: “Fjalëkalimi është ditëlindja ime”.

Unë e dija muajin e tij të lindjes, por nuk doja të ngatërrohesha me vitin e saktë, kështu që kërkova për ID-në (kartën e identitetit) në portofolin e tij. Siqodoftë, patenta më doli e para dhe atë mora.

Një moment shtanga, pastaj mendova se e llogarita gabim dhe bëra diferencën me makinën llogaritëse të telefonit tim. Kisha të drejtë: Ai ishte plot 45 vjeç dhe jo 35, ashtu siç më kishte thënë.

Kur ne të dy u pamë për herë të parë në një bar, mund ta dalloja që ai ishte më i madh se unë, 20 e ca vjeçarët nuk mbajnë një orë që kushton më shumë se qeraja ime, por gjithashtu nuk vura re ndonjë rrudhë të thellë që dukej si e babait tim.

Për më tepër, ai ishte tërheqës në sytë e një 23-vjeçareje si unë. Kështu që e pranova e ftesën e tij për të dalë.

Roberti më bëri përshtypje me njohuritë e tij për verërat më të mira dhe kinemanë klasikë dhe unë isha gati ta puthja në takimin tonë të parë, edhe pse ai më tha se ishte 12 vite më i madh se unë.

Nga ai takim, ne vazhduam të dilnim përsëri. Ai u takua me familjen time, dhe unë u takova me miqtë e tij. Ata ishin mjaft të këndshëm dhe gjithçka dukej në rregull. (Roberti, më vonë më tha se edhe miqtë e kishin pyetur: “Edhe sa do ta vazhdosh këtë gjë?”)

“ÇFARË ËSHTË KJO?!”, e pyeta e stresuar pasi mësova të vërtetën, duke i sjellë patentën përpara syve.

Më tha se kishin bërë një gabim në licensë dhe këmbënguli për këtë. Pastaj më akuzoi për “kontroll dhe përgjim”.

Por, pjesa që më mërzit më shumë është kjo: Unë nuk u ndava me të direkt pasi kuptova se më gënjeu për 1 vit.

 Sidoqoftë, pas një periudhe të shkurtër mendova: “Për çfarë më ka gënjyër tjetër?”.

Nëse ai do të më thoshte moshën e vërtetë, ndoshta asgjë s’do ndryshonte, ndoshta do ndryshonte gjithçka, por gënjeshtra, komploti, ndjenja e fajit që u përpoq të më jepte? Jo, nuk ia vlente asgjë.

Nuk pendohem aspak që e lashë pas atë lidhje, por tani, sa herë takoj dikë, nuk harroj t’i pyes:

“Mund ta shoh pak ID-në të lutem?”

*Emri është ndryshuar për të mbrojtur një ego të brishtë.

Përshtatur nga Cosmopolitan

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

'My boyfriend made me think he was 10 years younger than his current age, for a whole year'

‘I dashuri më bëri të mendoj se ishte 10 vjet më i ri

It was his patent that "betrayed" him. He told me to sort out a movie on his iPad, accompanied by a voice from the other room: "Password is my birthday."

I knew his month of birth, but I did not want to be confused with the exact year, so I searched for the ID (identity card) in his wallet. Anyway, the patent came out first and I got it.

I was shocked for a moment, then thought I had miscalculated and made the difference with my phone calculator. I was right: He was 45 years old and not 35, as he had told me.

When we first saw each other at a bar, I could tell he was bigger than me, the 20s and some some do not wear a watch that costs more than my rent, but I also did not notice any wrinkles deep that looked like my dad.

Moreover, he was attractive in the eyes of a 23-year-old like me. So I accepted his invitation to come out.

Robert impressed me with his knowledge of the best wines and classic cinema and I was ready to kiss him on our first date, even though he told me he was 12 years older than me.

From that meeting, we kept coming out again. He met my family, and I met his friends. They were quite nice and everything looked okay. (Robert later told me that his friends had also asked him: "How long will you continue this?")

"WHAT IS THIS ?!", I asked stressed as I learned the truth, bringing the patent before my eyes.

He told me they had made a mistake in the license and insisted on it. He then accused me of "control and eavesdropping".

But, the part that bothers me the most is this: I did not part with him directly after I realized he lied to me for 1 year.

 However, after a short period I thought: "What else did he lie to me about?".

If he told me the real age, maybe nothing would change, maybe everything would change, but the lie, the conspiracy, the guilt he tried to give me? No, it was not worth anything.

I do not regret leaving that connection at all, but now, every time I meet someone, I do not forget to ask:

"Can I see some ID please?"

* The name has been changed to protect a fragile ego.

Adapted from Cosmopolitan