Anabel Dossier

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin dikur!

Shkruar nga Anabel

20 Nëntor 2020

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

Hmm, nga t'ja fillojmë? Lista më poshtë është e mbushur me emra meshkujsh, për të cilët mamatë tona dikur mund të linin dhe burrat. Fatmirësisht nuk ndodhi (sepse s'ishte në dorën e tyre), por dhe për faktin se dashuritë platonike nuk janë dhe aq afatgjata. Gjithsesi, asokohe kur ata dilnin në ekran asgjë tjetër s'kishte më rëndësi, përfshi këtu dhe baballarët tanë.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

1. Richard Gere

Ndoshta në s'do ta kuptojmë kurrë, por nënat tona kishin një fiksim të çuditshëm dhe gati gati të frikshëm për Richard Gere. Për ta, ai ishte mashkulli më i bukur, më i ëmbël dhe më kavalieri në botë.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

Filmat ku luante ktheheshin automatikisht në të preferuan e tyre dhe të gjitha ëndërronin një takim romantik me të. Pavarësisht sa vite kanë kaluar pa marrë vesh se ç'bëhet me Gere, sapo emri i tij përmendet, dallohet ekzaltimi i vjetër. 

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

2. Sergio Basanez

E dimë që emri s'ju thotë asgjë as ju dhe as mamit, sepse për shqiptarët ai ishte Diego i Palomës.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

Diego i famshëm ishte një nga burrat kult në vitet 2000, por si duket ai sot? Mendojmë që mami duhet ta shohë.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

3.George Clooney

Edhe George, hynte në listën e të preferuarëve të nënave tona. Thinjat e bënin edhe më interesant, por sërish për to s'ishte në nivelin e Gere.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

Gjërat ndryshuan pas martesës me Amal. Mamat hoqën dorë.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

4. Raul Bova

Meshkujt e famshëm italianë kanë kryesuar në shijet e grave shqiptare. Raul Bova, pamje princi me shikim vrastar!

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

Le të themi që mamatë s'ishin të vetmet fanse të tij, por hidhini sytw si duket sot.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

5. Gabriel Garko

S'mund t'i mungonte listës, pavarësisht se shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

Kur fillonte një film ku luante Garko, lihej gjithçka dhe rifillonte pas përfundimit të tij.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

6.Ronn Moss

Bëni një provë. Përmendjani mamit këtë emër dhe do të shihni që s'i thotë asgjë. Pastaj pyeteni për Ridge Forrester! Bukuroshi i "Beautiful"!

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

Asokohe, mamatë njihnin më mirë "Rixhin" dhe historinë e tij me Taylor sesa kushëririn e parë të babait tënd.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

7. Antonio Banderas

Ti e ke dëgjuar këtë emër edhe para se t'i hyje botës së filmave. S'e kishe parë kurrë, por e dije se ky burrë ishte i parezistueshëm sepse e dëgjoje shpesh nga mami dhe gratë e tjera të fisit.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

Zorro i famshëm është padyshim një nga burrat më seksi të kinematografisë dhe sot më mirë se kurrë, kupton entuziazmin e mamit.

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

8. Patrick Swayze

Ylli i ndjerë i "Dirty Dancing" (Kërcim Dashurie) ishte gjithashtu një nga të preferuarit e grave shqiptare dikur. Energjik, i ëmbël dhe mbi të gjithë, kërcimtar fantastik! Sa e sa skena janë imagjinuar me të...

Si duken sot meshkujt për të cilët mamatë tona vdisnin

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI