Moti i ftohtë nuk është fort miqësor me lëkurën, sidomos me zonën e duarve. Megjithatë, nëse lëkura juaj është e thatë dhe duket si me luspa, gjasat janë që ta keni vetë fajin. Si kështu?
Gjatë dimrit, njerëzit priren që t’i lajnë duart me ujë të ngrohtë, për të mos thënë të nxehtë. Por uji i nxehtë ka aftësinë të largojë vajrat natyralë dhe lipidet e lëkurës suaj. Një gjë e tillë sjell çarje, kruarje dhe tharje të lëkurës.
Kjo është arsyeja që dermatologët këshillojnë që gjatë dimrit, por edhe në stinët e tjera, t’i lani duart dhe fytyrën me ujë të vakët.
Nëse mendoni se uji i nxehtë do të ndihmojë më shumë në heqjen e baktereve dhe viruseve, në fakt gaboheni sepse nuk ka ndonjë provë që uji i nxehtë është më efektiv në mbrojtjen ndaj këtyre mikroorganizave.
Kështu pra, rutina e kujdesit të duarve gjatë dimrit duhet të përfshijë:
1 – larës të butë
2 – ujë të vakët
3 - hidratues
Artikuj të rekomanduar:
- Maskne janë aknet e reja: Çfarë duhet të dini për to dhe si t'i parandaloni!
- Maskë kundër të ftohtit, vetëm me 3 përbërës që i keni në shtëpi
- 3 gjëra që nuk duhet t'i vendosni kurrë nëse keni lëkurë të yndyrshme, sipas dermatologëve
- Pse fytyra duhet larë për të paktën 60 sekonda
- Si ta shpëtojmë fytyrën nga i ftohti
- Aknet hormonale: Çfarë janë, nga shkaktohen dhe si parandalohen
- Dermatologët këshillojnë: 5 produkte që s’duhet t’i përdorni nga tetori në shkur