Astro Fun

2 shenja me të cilat nuk do të merreni vesh, edhe sikur të doni!

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2020

2 shenja me të cilat nuk do të merreni vesh, edhe sikur të doni!

Shanset janë që të mos shkojmë mirë me të gjithë dhe sigurisht jo për fajin tonë apo të palës tjetër. Përreth mund të kemi njerëz me të cilët thjesht nuk kemi kimi dhe e kemi të vështirë të krijuar një raport të caktuar, kjo për shumë arsye. Një prej të cilave është edhe astrologjia! Shenja juaj ka gjasa të mos shkojë mirë me të paktën 2 nga shenjat e tjera të horoskopit. Nëse jeni kureshtarë të dini, hidhini një sy listës më poshtë.

1. Dashi- Gaforrja dhe Bricjapi

Nëse jeni Dash me shumë shanse mund të hasni probleme me Gaforret e jetës suaj. Gaforret janë shumë të ndjeshëm, Dashët janë impusivë dhe ka gjasa që shpesh të mos merreni vesh siç do të donit.

Shenja e dytë është Bricjapi. Bricjapët vdesin për organizim ndërsa Dashët nuk mbahen për një rutinë strikte dhe të rregullt. Kjo mund të krijojë probleme mes tyre.

2. Demi- Ujori dhe Luani

Luanët mund të jenë pak të vrazhdë për natyrën e një Demi që i pëlqen të shijojë gjërat e bukura të jetës pa konflikte. Nga ana tjetër Ujori është paksa i distancuar si natyrë, gjë e cila zakonisht Demëve nuk iu pëlqen.

3. Binjakët- Shigjetarët dhe Peshqit

Nëse jeni Binjak ka pak gjasa të shkoni mirë me Shigjetarët. Ju jeni të fiksuar pas detajeve të rëndësishme ndërsa Shigjetarët priten ta shohin tablonë e plotë. Peshqit nga ana tjetër përdorin intuitën për të marrë vendime apo drejtime, ndërsa Binjakët fakte.

4. Gaforrja- Dashi dhe Bricjapi

Shenja e parë me të cilën mund të keni probleme është Dashi. Pavarësia e një Dashi nuk shkon në një linjë me nevojën për përkujdesje dhe vëmendje që keni ju. Shenja e dytë është Bricjapi, natyra e të cilit nuk do t'i kuptonte mirë emocionet e Gaforres.

5. Luani- Demi dhe Akrepi

Mes një Luani dhe Demi siç e thamë më lart mund të ketë frustrime për shkak të natyrave komplet të ndryshme. Shenja e dytë, Akrepi ka tendencën ta kuptojë mirë anën më të errët të jetës, ndërsa Luani bën të kundërtën, shkon vetëm në drejtime me diell, prandaj tensioni mes tyre është goxha i ndjeshëm.

6. Virgjëresha- Shigjetari dhe Peshqit

Virgjëreshën mund ta besdisë pak spontaniteti i Shigjetarit që shpesh ecën pa plan, komplet ndryshe nga kjo shenjë që s'jeton dot pa një rutinë të qartë. 

Virgjëresha dhe Peshqit mund të kenë gjithashtu probleme për shkak të mënyrës të menduarit.

7. Peshorja- Gaforrja dhe Bricjapi

Shenja që shkon më pak mirë me Peshoren është Gaforrja. Edhe pse të dyja kanë romanticitet në ajër të dyja janë të fiksuara pas argumenteve dhe analizave më shumë seç duhet. Shenja e dytë është Bricjapi. Zënkat më të shpeshta bëhen prej natyrës strikte të këtij të fundit, që shpesh besdis Peshoren sharmante!

8. Akrepi- Luani dhe Ujori

Akrepi dhe Luani mund të kenë probleme vetëm duke u parë sy më sy thjesht sepse kanë personalitete komplet të ndryshme që nuk ndryshohen brenda natës!

Shenja e dytë, Ujori njihet për stil të lirë jetesë dhe të qënit pa barriera gjë që bie ndesh me parimet e Akrepit.

9. Shigjetari- Virgjëresha dhe Peshqit

Virgjëresha pëlqen rregullat, Shigjetarët duan aventurat! Përsa i përket Peshqëve, ata janë më pak optimistë, por më të ndjeshëm në lidhje me emocionet e të tjerëve.

10. Bricjapi- Dashi dhe Peshorja

Racionaliteti i Bricjapit nuk përputhet me impulsivitetin e Dashit, ndërsa Peshorja është shumë "e shpejtë" për një shenjë kaq konservatore sa kjo.

11. Ujori- Dem dhe Akrepi

Demat duan qëndrueshmëri në një lidhje, kurse Ujorët liri.  Nëse s'gjejnë një rrugë të përbashkët që në fillim, nuk do të shkojnë për shumë gjatë bashkë.

Shenja e dytë është Akrepi, i cili është shumë pasionant për ftohtësinë dhe largësinë fizike të një Ujori.

12.Peshqit- Binjakët dhe Shigjetari

Peshqit ëndërrimtarë duan ta shmangin llogjikën, ndryshe nga Binjakët gjë që bën që këto dy shenja të mos kuptohen me njëra tjetrën. Përsa i përkët Shigjetarit, Peshqit ndoshta nuk e përballojnë dot pa përfunduar në konflikt një shenjë që flet kaq shumë me të gjithë!

Burimi: Bustle

MOS I HUMBISNI