2020-a ishte viti i TikTok. Platforma pushtoi të gjitha moshat dhe arriti t’i fiksojë njerëzit pas ekranit me orë të tëra.
Aplikacioni u përdor nga të famshëm dhe njerëz të thjeshtë dhe bëri shumë prej njerëzve të thjeshtë, të famshëm.
Vetë TikTok ka sjellë një listë me “Top 10” krijuesit e saj, përzgjedhur jo vetëm në bazë të ndjekësve, por edhe “angazhimeve totale në aplikacion, shikueshmërinë, pëlqimet, rritjen etj”, u shpreh vetë platforma.
10. Noah Beck (@noahbeck)
Nëse ju pëlqejnë të rinjtë që bëjnë vallëzime me entuziazëm të mesëm dhe herë pas here tregojnë muskujt e barkut, atëherë Noah Beck është për ju! Një nga djemtë më seksi të TikTok, aktualisht është në një lidhje me Dixie D’Amelio, të cilën e gjeni më poshtë në listë.
9. Chriselle Lim (@chrisellelim)
Chriselle Lim është një influencuese dhe stiliste koreano-amerikane që njihet më shumë si “një mama e pasur”. Nëse ju pëlqen të mësoni për brande origjinale, veshje dhe aksesorë luksozë, si dhe këshilla për kujdesin ndaj lëkurës, Lim është fiks për t’u ndjekur nga ju.
8. Michael Le (@justmaiko)
Michael Le është një valltar dhe koreograf i njohur. Ai e ka nisur angazhimin e tij në rrjete të tilla sociale, që me programin Musical.ly, një version i vjetëruar i TikTok.
7. Addison Rae (@addisonre)
Addison Rae ju fton ta shihni teksa kërcen, pa u munduar shumë. TikTok-u i dha famë ndërkombëtare dhe gjithçka që erdhi më pas, e pasuroi jashtëzakonisht shumë Rae-n. 20-vjeçarja është aktualisht me Bryce Hall, edhe ky një yll TikTok-u.
6. Hyram (@skincarebyhyram)
Hyram është një YouTuber i përkushtuar, por ai ka më shumë ndjekës në TikTok sesa në YouTube. Nëse doni të dini më shumë për kujdesin ndaj lëkurës, Hyram është guruja juaj.
5. Wisdom Kaye (@wisdm8)
Wisdom Kaye është një ikonë mode në TikTok. Vogue e quajti “djalin me veshjen më të mirë të platformës”. Njerëzit i dërgojnë sfida veshjesh dhe ai i realizon ato më së miri.
4. Devon Rodriguez (@devonrodriguezart)
Devon Rodriguez është i njohur për aftësinë që ka për të pikturuar. Numëron aktualisht 9.5 milionë ndjekës në platformë.
3. Bella Poarch (@bellapoarch)
Bella Poarch fitoi ndjekës në vitin 2020 me një ritëm vërtet eksponencial pasi përsosi këtë “kërcim” të fytyrës [?] E çuditshme, e dimë. Videoja “M to the B” e Bella Poarch, është aktualisht më e pëlqyera në TikTok, me rreth 42.9 milionë pëlqime.
2. Tabitha Brown (@iamtabithabrown)
“Mbretëresha vegane e TikTok”, Tabitha është e njohur për videot e saj relaksuese dhe recetat vegane.
1. Charli D'Amelio (@charlidamelio)
Charli, nga një balerinë e panjohur, u kthye në adoleshenten më të famshme të aplikacionit. Në nëntor, ajo u bë personi i parë që arrin të ketë 100 milionë ndjekës në TikTok.
Arikuj të rekomanduar:
- Pavarësisht kritikave, Charli D’Amelio bën histori në TikTok
- Ylli i TikTok, Charli D’Amelio reagon për herë të parë pas videos që i kushtoi 1 milion ndjekës
- Ylli i TikTok, Charli D’Amelio, humbi 1 milion ndjekës pas kësaj videoje
- Kjo dizajnere mund të shndërrojë një shall në thuajse gjithçka tjetër!
- Makeup-i dhe flokët e Ariana Grande-s, virale në TikTok: Kur t'i shihni, do doni t’i provoni dhe ju!
- Videoja private me një 13-vjeçar: Ylli i TikTok pranon se ‘kishte ndjenja’ dhe kërkon falje publike!
- Njihuni me binjaket virale të TikTok, me origjinë shqiptare dhe pakistaneze!
- 8 ide takimesh romantike dhe shoqërore, të frymëzuara nga trendet e TikTok
- Kënga e Besa Kokëdhimës bëhet virale në TikTok
- Mashtruesit e TikTok fituan $500.000 duke shitur aplikacione të rreme te fëmijët
- Ky është aplikacioni i ri që po konkurron TikTok
- 3 adoleshentë përfundojnë në spital pas sfidës së TikTok
Burimi: BuzzFeed, Insider