Health

Si të shpëtojmë pa shtuar kile këtë dimër

Si të shpëtojmë pa shtuar kile këtë dimër

Si të mos mjaftonte dimri dhe i ftohti, frikës ndaj kileve të shtuara, këtë vit i shtohet edhe qëndrimi i zgjatur në shtëpi për shkak të pandemisë. Çfarë do të thotë kjo? Më shumë kohë në shtëpi, më shumë herë me kokë të zgjatur nga frigoriferi. Dihet botërisht që shumica e njerëzve në dimër tentojnë të shtojnë në peshë, por nga ana tjetër asgjë s'do të ndryshojë nëse ju tregoheni pak më të kujdesshëm gjatë këtyre muajve. Ç'duhet të bëni? 

1. Fokusohuni tek gatimi në shtëpi

Shmangni të ngrënat jashtë dhe gatuani vetë! Duke bërë këtë, ti sheh me saktësi çdo përbërës, kontrrollon porcionet dhe le ta pranojmë, përpiqesh të hash më pak se pjesëtarët e tjerë sepse "je ngopur duke e gatuar".

2. Konsumo më shumë proteina dhe hiq dorë nga karbohidratet

Kur është ftohtë priremi të shkojmë drejt ushqimeve të rehatshme, të shijshme (kujtojmë këtu bukën e sapo dalë nga furra), por mos harroni që vera vjen shpejt. Mbani një balancë të caktuar ushqimore, hani nga të gjitha, por më shumë ushqime me vlera proteinike.

3. Perime, perime, perime

Jo domosdoshmërisht duhet të konsumoni vetëm perime në çdo vakt, por darkat bëjnë mirë t'ju gjejnë me brokoli.

4. Mendo më herët për ushqimin

Mos e lejo të të drejtojë uria sepse dihet përfundimi. Përgatit gjithmonë diçka në shtëpi për të mos përfunduar tek ushqimet e shpejta dhe justifikimi i radhës.

5. Lëviz

E dimë që nuk është e thjeshtë të lësh shtratin e ngrohtë dhe të dalësh në të ftohtë, por janë vetëm sekondat e para ato më të vështirat. Përpiqu të bësh palestër ose joga nga shtëpia.

6. Mos harro të qëndrosh e hidratuar

Uji shpesh harrohet gjatë stinës së dimrit, por kujtohuni që duhet të pini minimumi 1.5 litra ujë në ditë!

7. Tregohuni të qëndrueshëm

Eshtë e vështirë t'i rezistosh ëmbëlsirave apo ushqimeve të shpejta gjatë gjithë dimrit, apo nga ana tjetër të stërvitesh çdo ditë të javës, por gjithsesi nuk është nevoja ta bëni këtë. Mjafton të jeni realist dhe i vetëdijshëm për çfarë po bëni, kështu nuk do ta kaloni kurrë masën.

Burimi: Huffington Post

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

How to save without gaining pounds this winter

Si të shpëtojmë pa shtuar kile këtë dimër

As if the winter and cold were not enough, the fear of gaining weight, this year adds to the prolonged stay at home due to the pandemic. What does this mean? More time at home, more times with head extended from the fridge. It is universally known that most people in winter tend to gain weight, but on the other hand nothing will change if you are a little more careful during these months. What should you do? 

1. Focus on home cooking

Avoid eating out and cook for yourself! In doing so, you see each ingredient accurately, control the portions and let it be accepted, you try to eat less than the other members because "you are full of cooking".

2. Eat more protein and give up carbs

When it's cold we tend to go for comfortable, tasty food (remember here the bread just out of the oven), but remember that summer comes quickly. Maintain a certain nutritional balance, eat of all but more foods with protein values.

3. Vegetables, vegetables, vegetables

You do not necessarily have to consume only vegetables at every meal, but dinners do well to find you with broccoli.

4. Think about food in advance

Do not let hunger lead you because the end is known. Always prepare something at home so as not to end up with fast food and the next excuse.

5. Move

We know that it is not easy to leave the warm bed and go out in the cold, but only the first few seconds are the hardest. Try doing fitness or yoga at home.

6. Remember to stay hydrated

Water is often forgotten during the winter season, but remember that you should drink at least 1.5 liters of water a day!

7. Be consistent

It's hard to resist sweets or fast food all winter long, or on the other hand exercise every day of the week, but there is no need to do it anyway. Just be realistic and aware of what you are doing, so you will never go overboard.

Source: Huffington Post