Anabelizim

Historia ime e dhunës: T’i thuash ‘JO’ marrëdhënies abuzive

Historia ime e dhunës: T’i thuash ‘JO’

Pas transmetimit të mini-serialit “Dashuria nuk vret”, krijuar nga Anabel Entertainment me Nilor Film në kuadër të fushatës se Un Women dhe Anabel Media kundër dhunës me bazë gjinore, shumë ndjekëse ndanë me ne historinë e tyre të dhunës në marrëdhënie dhe si zgjodhën të hiqnin dorë nga një raport i tillë.

1.

“Para një muaji ia dola të dilja nga një lidhje toksike dhe sa herë shoh këtë mini-serial, shoh veten time dhe atë. Kam provuar komisariatin, faljen, shpresën dhe asnjëherë nuk ndalova së dashuri. Qëndrova plot 4 vite me të; kam ngrënë bukë e lot. E di ç’më ndodhi njëherë? U zgjua nga gjumi dhe më kishte parë në ëndërr me një djalë tjetër dhe në momentin që shkova t'i thoja ‘Mirëmëngjes’, më goditi e më tha të zhdukesha sepse sipas tij unë e tradhtoja.

Nuk më linte të shihja filma ku më pëlqente aktori kryesor. Nuk më linte të dilja me familjen. Shoqëria ime u zhduk nga lista. Gjithmonë e falja me shpresën se do e kuptonte që ishte ai gabim dhe jo unë.

Unë isha thjesht e zeza e vetes që isha verbuar komplet. Edhe kur i fala tradhtinë, shprehej se e kisha falur për t’u hakmarrë.

Së fundmi, makthi dhe horrori mbaroi. Tani, edhe pse truri im është goxha i lodhur, po përpiqem të jetoj normal, të bëj një jetë normale, të rifitoj e të rikthej afër vetes sa më shumë gjëra të humbura, përfshirë edhe njerëz.”

Historia ime e dhunës: T’i thuash ‘JO’

2.

Sapo pashë pjesën e dytë të ‘Dashuria nuk vret’, momenti kur i përplas kokën në makinë, realisht kam qarë sepse kam qëndruar shtatë vite në një lidhje dashurie abuzive psikologjikisht dhe fizikisht. Kam qëndruar në këtë marrëdhënie abuzive dhe e kisha pranuar fatin tim.

M’u desh të humbja një fëmijë në muajin e 6 të shtatzënisë që ta kuptoja. Theksoj që jam vajzë e lindur dhe rritur në Durrës, e shkolluar në një nga degët më të mira sot për sot, e punësuar shumë mirë. “Edhe me 10 fëmijë të më vish në shtëpi, do të pres se je fëmija im” më thoshte im atë.

Rigjeta kurajon për të jetuar e sot kam vajzën 2 vjeç me një bashkëshort të rrallë që më respekton dhe dashuron.”

Historia ime e dhunës: T’i thuash ‘JO’

3.

“E kam parë mbi 10 herë 'Dashuria nuk vret'. Më kujton një realitet timin shumë të hidhur. Edhe pse më thonin të gjithë të duroja, përfshirë edhe nëna ime, sepse “burrat kështu e kanë”, arrita të ikja nga ajo lidhje shkatërrimare, pa ndihmën e askujt. Ishin katër vitet më të errëta të jetës sime.

Vetëm kur mbaron gjithçka kupton sa shumë je poshtëruar.”

Historia ime e dhunës: T’i thuash ‘JO’

4.

“Kam qarë me përfundimin e ‘Dashuria nuk vret’. Pas 10 vitesh martesë, bëra dhe unë një gjë të tillë edhe pse kam qarë 1 vit rresht sepse mendoja se i shkatërrova jetën vajzës sime, i prisha familjen. Por sot ajo është 20 vjeç, më e lumtur se kurrë. Nuk është kurrë vonë të dalësh nga një marrëdhënie e dhunshme. Nëse keni fëmijë, besomëni që do të jenë më të lumtur.”

Seritë e “Dashuria nuk vret” i gjeni këtu.

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

My story of violence: Saying 'NO' to abusive relationship

Historia ime e dhunës: T’i thuash ‘JO’

Following the airing of the mini-series " Love Doesn't Kill ", created by Anabel Entertainment with Nilor Film as part of the Un Women and Anabel Media campaign against gender-based violence, many followers shared with us their story of relationship violence and how they chose to give up such a relationship.

1.

"A month ago I managed to get out of a toxic relationship and every time I watch this mini-series, I see myself and him. I have tried commissariat, forgiveness, hope and I have never stopped loving. I stayed with him for 4 years, I ate bread and tears. Do you know what happened to me once? He woke up and saw me in a dream with another boy and the moment I went to say 'Good morning', he hit me and told me to disappear because according to him I betrayed him. He would not let me see movies where I liked the lead actor. He would not let me go out with my family. My company disappeared from the list. I always forgave him in the hope that he would understand that it was his fault and not mine.

I was just black of myself that I was completely blinded. Even when I forgave him for his betrayal, he said that I had forgiven him for revenge. Finally, the nightmare, the horror is over. "Now, even though my brain is pretty tired, I'm trying to live a normal life, lead a normal life, regain and regain as many lost things as possible, including people."

Historia ime e dhunës: T’i thuash ‘JO’

2.

Sapo pashë pjesën e dytë të ‘Dashuria nuk vret’, momenti kur i përplas kokën në makinë, realisht kam qarë sepse kam qëndruar shtatë vite në një lidhje dashurie abuzive psikologjikisht dhe fizikisht. Kam qëndruar në këtë marrëdhënie abuzive dhe e kisha pranuar fatin tim. M’u desh të humbja një fëmijë në muajin e 6 të shtatzënisë që ta kuptoja. Theksoj që jam vajzë e lindur dhe rritur në Durrës, e shkolluar në një nga degët më të mira sot për sot, e punësuar shumë mirë. “Edhe me 10 fëmijë të më vish në shtëpi, do të pres se je fëmija im” më thoshte im atë. Rigjeta kurajon për të jetuar e sot kam vajzën 2 vjeç me një bashkëshort të rrallë që më respekton dhe dashuron.”

Historia ime e dhunës: T’i thuash ‘JO’

3.

"I have seen it over 10 times. It reminds me of a very bitter reality of mine. Even though everyone told me to be patient, including my mother, because "men have it that way", I managed to escape from that destructive relationship, without anyone's help. They were the darkest four years of my life. Only when it all ends do you realize how much you have been humiliated. ”

Historia ime e dhunës: T’i thuash ‘JO’

4.

"I cried at the end of 'Love does not kill.' After 10 years of marriage, I did the same thing even though I cried for 1 year in a row because I thought I ruined my daughter's life, ruined her family. But today she is 20 years old, happier than ever. It is never too late to get out of a violent relationship. If you have children, believe me they will be happier. ”

You can find the series "Love does not kill" here .