Për shumicën prej jush, larja e flokëve me shampo pothuajse çdo mëngjes (ose çdo natë) është si të lani dhëmbët, të hani mëngjesin apo të vishni këpucët.
Por duket se, në fakt, duke e bërë këtë rregullisht ju po dëmtoni flokët, shumë më shumë nga ç’mmund të mendoni.
Pse mund të jetë duke ju dëmtuar flokët shampoja?
Shampot mund të kenë një efekt “zhveshjeje” në flokët tanë, duke i bërë më të yndyrshëm, më shpejt se zakonisht.
Kur e përdorni shumë shpesh, ju po hiqni barrierën mbrojtëse natyrale të skalpit dhe flokëve tuaj.
Trupi më pas përgjigjet duke u “vetërregulluar” dhe duke riprodhuar gjithë vajrat që mungojnë. Kjo çon në një cikël vicioz, ku sa më shumë pastroni aq më shumë yndyrë prodhoni.
Të gjithë ekspertët e flokëve bien dakord se larja e shpeshtë e flokëve mund t’i bëjë më të yndyrshëm se normalisht.
3 herë në javë është një numër mëse i mjaftueshëm për të larë flokët!
Nëse e bëni këtë rregullisht, do vëreni ndryshime të dukshme.
Edhe prekja e krehja e shpeshtë e flokëve mund të shtojë gjithashtu yndyrën.
Artikuj të rekomanduar:
- Po mendoni të prisni flokët? Këto janë prerjet trend të vitit 2021!
- 7 modele flokësh, që mund të provoni natën e ndërrimit të viteve
- Kujdesi ndaj flokëve: Mos bëni këto 7 gabime gjatë dimrit!
- 5 ngjyrat e flokëve që do bëjnë namin në vitin 2021!
- 6 modele/prerje flokësh që do mbizotërojnë në vitin 2021!
- Nga parukieri i Meghan Markle: 6 sekrete për flokë të shëndetshëm
Burimi: Woman & Home