Koleksionit elegant të Chrissy Teigen iu shtua një tjetër tatuazh shumë seksi! Kësaj here, modelja zgjodhi shpinën si vendin për të bërë një simbol që do t'i kujtojë gjithnjë të shoqin. Kjo pasi tatuazhi i fundit i dedikohet John Legend si "shpërblim" të këngës që ai krijoi për të.
Pas 7 vitesh të martuar, është fare e qartë që muza e këngëtarit është Chrissy Teigen, prandaj tatuazhi i ri është një lloj falenderimi për dashurinë e treguar përmes vargjeve.
View this post on Instagram
Ndonëse nuk kuptohet qartë çfarë shkruhet në tatuazhin e ri, vendi aq sensual dhe stili minimalist do t'ju bëjnë të shihni ndryshe tatuazhet, nëse keni patur ndonjëherë dyshime.
Burimi: Pop Sugar