Anonim të lutem

Pyetëm ndjekësit se çfarë nuk tolerojnë në një marrëdhënie dhe ja si u përgjigjën

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2021

Pyetëm ndjekësit se çfarë nuk tolerojnë në

“Deal breaker” është zakonisht një term që në marrëdhëniet romantike i referohet një tipari të individit i cili tejkalon çdo tipar pozitiv dhe bën që marrëdhënia të ndërpritet. Shpesh, një gjë e tillë mund të vihet re që në fillim të marrëdhënies, por në disa raste mund të kuptohet kur gjërat janë bërë serioze.

Përmes një pyetësori në Instagram, pyetëm ndjekësit se çfarë nuk do të toleronin në një marrëdhënie dhe përgjigjet variojnë nga ato që kanë të bëjnë me çështje delikate dhe karakteristika të ndërimit të karakterit e deri te higjiena dhe kujdesi për drejtshkrimin. Në vijim gjeni disa nga arsyet kryesore pse dikush do t’i jepte fund një raporti.

Pikëpamjet në lidhje me çështje të rëndësishme, si:

1. Të jetë homofob/e.

2. Çdo gjë zgjidhet, përveç të qenit homfob/e, racist/e dhe maskilist.

3. Mizogjinia.

4. Dhuna.

Sjelljet e ndërtimit të karakterit, si:

5. Sjelljet narciste.

6. Kur nuk ka sens humori.

7. Nëse i sheh njerëzit me inferioritet.

8. Kur është seksist/e.

9. Kur nuk kuptojnë shakatë.

10. Egoja e sëmurë.

11. Kur është arrogant/e dhe mosmirënjohës/e.

12. Gënjeshtrat.

13. Kur sillet keq me dikë që nuk është në të njëjtën pozitë me të.

14. Kur nuk di të kërkojë falje.

15. Kur është i/e cekët në mendime dhe nuk di të argumentojë.

16. Arroganca.

17. Kur nuk ka ambicie.

18. Kur përdor një gjuhë bullizuese.

Veprime të papërshtatshme të ndërtimit të marrëdhënieve, si:

19. Kur nuk ka komunikim si më parë dhe harrohen gjëra të rëndësishme pa thënë.

20. Tradhtia.

21. Kur nuk është një dëgjues/e jo i/e mirë.

22. Mungesa e vëmendjes.

23. Mungesa e sinqeritetit.

24. Të qenit posesivë.

25. Kur nuk respekton kohën time.

26. Kur justifikon sjelljet me “epo isha me nerva”.

27. Kur e merr marrëdhënien si të mirëqenë.

28. Kur e bën lidhjen monotone.

29. Kur vendos kushte.

30. Të flasë keq për ish-partnerët/et dhe për familjarët e afërt.

Të tjera:

31. Kur shkruan keq shqip.

32. Kur mban erë të keqe.

33. Nëse nuk i ka qejf kafshët.

34. Mungesa e higjienës.

Pyetëm ndjekësit se çfarë nuk tolerojnë në

 

MOS I HUMBISNI